Ekspedita e Përfaqësueses së Kosovës në karate nuk u lejua të hyjë në shtetin e Serbisë.

Policia serbe në kufirin e Merdares u kumtoi drejtuesve të Federatës së Karatesë së Kosovës vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët kishin dhënë urdhër që ekspedita të mos lejohet të hyjë në Serbi.


Përfaqësueses e karatesë do të duhej të merrte pjesë në kampionatin evropian të karatesë, që mbahet në Novi Sad të Serbisë.

32155834 2021918641213498 6689365968147185664 n Policia në kufi (Foto: KOK)

Ekspedita u kthye në Prishtinë.

Në Seri nuk është lejuar të luajë as Kosova në hendboll.

32116409 2021918494546846 1846329972952662016 n Ekspediat e Kosovës (Foto: KOK)

Tensionet në kohën e fundit janë shtuar pasi kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri e ka ndaluar një ndeshje të klubit Cervena Zvenda në Graçanicë.

13 karateistë kishin udhëtuar për ën Serbi ku 11 prej tyre ishin në kategorinë individuale të disiplinave kata dhe kumite.

32169616 2021918767880152 2679257803914215424 n Pamje nga autobusi (Foto: KOK)

Vlerona Shala, Argjend Berjani, Gresa Zhitia, Adelina Rama, Fortesa Orana, Diellza Dragusha, Ylli Cenaj, Alvin Karaqi, Herolind Nishevci, Orges Arifi, Elhami Shabani, do të garojnë në individuale, kurse në ekipore Kosova përbëhet nga femrat: Gresa Zhitia, Adelina Rama, Fortesa Orana dhe Diellza Dragusha dhe meshkujt: Orges Arifi, Ylli Cenaj, Durim Haziri, Alvin Karaqi, Herolind Nishevci, Blodin Pakashtica dhe Elhami Shabani. /Telegrafi/

telegrafi sport app