Përfaqësuesit e sindikatave të minatorëve nga Shqipëria, ShBA-ja dhe Australia duke u solidarizuar me minatorët e Trepçës dhe të gjithë Kosovës kanë bërë thirrje për trajtim të dinjitetshëm të tyre nga autoritetet përkatëse.
Në kuadër të takimit të zhvilluar të hënën në Prizren, sindikatat e minatorëve të këtyre shteteve, kanë diskutuar për sfidat aktuale, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të minatorëve të Trepçës dhe minatorëve tjerë të Kosovës për paga e pensione, përfshirë sigurinë në punë dhe trajtimin e drejtë të tyre.
Gjatë konferencës për media, Ibrahim Januzi nga Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka bërë të ditur se gjatë takimit me homologët nga Shqipëria, ShBA-ja dhe Australia është diskutuar për sfidat e sindikalizmit në Kosovë, mungesën e dialogut social dhe shqetësimet lidhur me mos trajtimin e kërkesave të minatorëve nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ndërsa presidenti i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Gëzim Kalaja ka pohuar se përfaqësuesit e sindikatave kanë ardhur për të përkrahur kërkesat e minatorëve të Trepçës, që në fillim ishin pranuar nga Qeveria e Kosovës, por që deri më tani nuk janë zbatuar. Ai ka bërë thirrje Ekzekutivit të Kosovës që të realizojë premtimet ndaj minatorëve të Trepçës dhe për gjithë minatorët e Kosovës.
“Njëkohësisht duhet të realizoj pagat e tyre, pensionet e tyre, dhe statusin e minatorit që kërkohet nga minatorët e Trepçës dhe gjithë minatorët e Kosovës. I bëj thirrje gjithë sindikatave që të mbështesin sindikatën e minatorëve të Kosovës dhe më kryesorja është mbështetja ndaj minatorëve të Trepçës”, ka thënë Kalaja, duke shtuar se nuk duhet harruar kontributi i këtyre minatorëve gjatë periudhës së okupimit.
Phil Smith nga Sindikata e Minatorëve në SHBA ka theksuar se presidenti i kësaj sindikate kohë më parë i ka shkruar autoriteteve ekzekutive të Kosovës për nevojën e trajtimin human dhe të drejtë të minatorëve të Kosovës. Ai ka ritheksuar të njëjtën porosi edhe të hënën.
“Është e rëndësishme të kuptohet se për kë po flasim. Këta janë njerëz që vënë jetën e tyre në rrezik për çdo ditë, duke u futur thellë në tokë, duke mundësuar nxjerrjen e mineraleve esenciale për këtë vend. Ata vetëm duan të sigurojnë kushte të mira për familjet, pensionet, dhe të kenë siguri në punë ashtu që në fund të ditës të kthehen tek familjarët e tyre. Pse është kaq shumë kjo për tu kërkuar?”, ka deklaruar ai, duke konfirmuar mbështetjen në këtë aspekt.
Steve Smyth nga Sindikata e punëtorëve të minierave dhe energjetikës në Australi ka theksuar se është njoftuar me sfidat e minatorëve të Kosovës sa i përket kushteve të punës, mungesës së pagave, pensioneve, dhe është zotuar se të njëjtat do të paraqiten para instancave kompetente për të gjetur zgjidhje të duhura.
Ai ka theksuar se janë të vetëdijshëm për punën e vështirë në këtë sektor dhe rreziqet gjatë punës dhe se për këto arsye minatorët “duhet të trajtohen me dinjitet dhe me respekt”.
“Jemi të dedikuar për këtë kauzë dhe nuk do të heqim dorë derisa të arrihen kushtet e kërkuara nga vëllezërit e motrat tonë në Kosovë”, është shprehur ai.
Ibrahim Januzi nga Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka bërë të ditur se bashkëpunimi me këto sindikata do të vijoj, edhe sa i përket përkrahjes rreth legjislacionit lidhur me çështjet e statusit social të minatorëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

QRTK Prizren nis hartimin e projektit për restaurimin e Kullës së Zaptive në Zym

Pas një dekade kërkesash, Prizreni përuron tualetet publike të qasshme për të gjithë

Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren sonte shfaq reprizën e tragjikomedisë “Deni dhe Deti i Thellë i Kaltër”

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk