LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësimi i drejtë i bashkësive etnike në Maqedoni, komisioni kuvendar do të monitoroj punësimet

Përfaqësimi i drejtë i bashkësive etnike në Maqedoni, komisioni kuvendar do të monitoroj punësimet
Kuvendi i Maqedonise. Foto: Lirim Shabani

Përfaqësimi i drejtë i bashkësive etnike ne institucionet shtetërore do të jetë nën llupën e komisionit kuvendar i themeluar gjatë javës me propozim të një grupi të deputetëve të Frontit Europian. 12 deputetë, anëtarë të komisionit do të vëzhgojnë punësimet që do të bëhen dhe në bashkëpunim me qeverinë, deri tek institucionet do të adresojnë rekomandime obligative.

“Komisioni mund të japë rekomandime, mendime dhe konkluza, të cilat duhet të zbatohen nga organet e pushtetit shtetëror dhe institucionet e tjera publike në të gjitha nivelet, lidhur me situatën për përfaqësim përkatës dhe të drejtë të qytetarëve që u përkasin të gjitha bashkësive.”, shkruan në vendimin e miratuar për themelimin e komisionit mbikëqyrës.

Komisioni, me mandat të përkohshëm, në vazhdimësi do të bëj kontrolle për të parë ecurinë e punësimeve në baza etnike. Ky trup do të përpilojë dy raporte: të gjashtëmujorit të parë më së voni deri më 31 korrik, dhe raportin vjetor deri më 31 janar për vitin paraprak, të cilin do t’ia dorëzojë kuvendit.


Themelimi i komisionit monitorues për përfaqësim adekuat të bashkësive etnike erdhi pas aktualizimit të shfuqizimit të balancuesit, e që Koalicioni VLEN e cilësoi si avancim në ligj me qëllim që të mos keqpërdoren punësimet në baza etnike.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori