Cristiano Ronaldo e prishi paksa festën e madrilenëve pas triumfit në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos fituan në finalen e Kievit 3-1 përballë Liverpoolit falë dy golave nga Gareth Bale dhe një tjetri nga Karim Benzema.


Pas ndeshjes Ronaldo deklaroi se nuk e di të ardhmen dhe se është i lumtur që ka qëndruar kaq gjatë në Madrid.

Por fjalëve të Ronaldos i ka dhënë përgjigje edhe numri një i Real Madridit, Florentino Perez.

GettyImages 962807722 Florentino Perez (Getty Images)

“Të gjithë kanë të drejtë të flasin, por për një klub si ne më me rëndësi është klubi se sa individi. E rëndësishme është tani që të gjithë ta festojnë trofeun e fituar”.

“Gjithmonë flitet për Ronaldon dhe në fund nuk ndodhë asgjë”, deklaroi Perez.

Ai tha se është i lumtur që Cristiano ka fituar pesë herë trofeun e Ligës së Kampionëve.

“Jam i lumtur që Ronaldo ka fituar pesë Liga të Kampionëve sa kam edhe unë si president i Real Madridit”.

GettyImages 492443100 Ronaldo dhe Perez (Getty Images)

“Për çdo gjë tjetër mund ta pyesni vetë Ronaldon. Ai do të vazhdoj të jetë i lumtur, nuk është se do të vendos të qëndrojë, ai ka kontratë me ne”, përfundoi Perez.

Për Realin triumfi ndaj Liverpoolit ishte i 13-ti në histori të klubit në një finale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app