LAJMI I FUNDIT:

Përdoruesit në Twitter reagojnë pasi pasuria e Zuckerbergut ra me 100 miliardë euro

Përdoruesit në Twitter reagojnë pasi pasuria e Zuckerbergut ra me 100 miliardë euro

Pasuria e Mark Zuckerberg ra me 11 miliardë dollarë pasi Meta raportoi një tremujor të dytë radhazi me fitime zhgënjyese, duke e çuar humbjen totale të pasurisë së tij më shumë se 100 miliardë dollarë në vetëm 13 muaj.

Zuckerberg, 38-vjeçar tani ka një pasuri neto prej 38.1 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliaderëve të Bloomberg, një rënie e madhe nga shifra prej 142 miliardë dollarësh në shtator të vitit 2021. Ndërsa shumë nga njerëzit më të pasur në botë kanë parë pasurinë e tyre të bie këtë vit, CEO i kompanisë Meta, ka pësuar goditjen më të madhe në mesin e atyre në listën e pasurisë.

Të ardhurat e Meta-s ranë me 4.5 për qind nga një vit më parë, rënia e dytë tremujore radhazi, pasi nuk postoi kurrë rënie të shitjeve përpara vitit 2022. Ndërkohë, platforma e mediave sociale përballet me kosto të mëdha pasi financon versionin e saj të realitetit virtual. Aksionet e Meta u hapën 25 për qind më të ulëta të enjten në New York. Çmimi i aksioneve prej rreth 100 dollarë, më i ulëti që nga viti 2016, krahasohet me 382 dollarë në kulmin e tij.


Lidhur me këtë ka pasur reagime të ndryshme nga përdoruesit në rrjetin social Twitter.

Faqja @unusual_whales bëri një postim për këtë lajm derisa vërshuan më pas komente.

“Mark Zuckerberg META-s ka parë që pasuria e tij neto të ulet me më shumë se 100 miliardë dollarë nga kulmi i saj”, ka shkruar kjo faqe.

“100 miliardë dollarë këtu, 100 miliardë dollarë atje, së shpejti do të flisni për para të vërteta”, bëri reply  përdoruesi @Smartnership.

Një tjetër shkroi: “Ai pati javën më të keqe se Kanye”.

“Të paktën unë mund të them se nuk kam humbur kurrë kaq shumë para”, shkroi përdoruesi @TimTimTim737. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

Teknologji
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Teknologji
Kalo në kategori