LAJMI I FUNDIT:

Përdoruesit e drogave në Kosovë, pjesëtarë të ISIS-it

Përdoruesit e drogave në Kosovë, pjesëtarë të ISIS-it

Narkomania në Kosovë po bëhet dukuri gjithnjë e më shqetësuese.

Sipas drejtuesve të qendrave që merren me trajtimin e përdoruesve të drogave, më së tepërmi shqetëson fakti se është shtuar numri i të miturve që po përdorin substanca narkotike.

Por, përdorues të drogave nga Kosova janë edhe pjesëtarë të organizatës terroriste ISIS. Këtë e ka për Radio Kosovën, Safet Blakaj drejtor i Qendrës Mediko-Psikoterapike “Labyrinth”, e cila merret me parandalimin e abuzimit të drogave.


“Janë disa prej klientëve tanë të cilët kanë qenë ose janë në luftërat në Siri, pra janë pjesëtarë të organizatës terroriste ISIS. Disa nga ta kanë tentuar të shkojnë, disa të tjerë kanë mbërri atje dhe ne i kemi në regjistrin tonë. Natyrisht, është një numër i vogël por sido që të jetë janë pjesëmarrës në këto luftëra”, tha ai.

Përdoruesit e drogave në Kosovë janë të moshave të ndryshme. Njëri prej tyre, në kushte anonimiteti, rrëfehet për Radio Kosovën se si filloi me përdorim të marihuanës dhe përfundoi në heroinë.

“Kur i kam pas 15 vjet kam filluar me pi marihuanë. Në moshën 18 vjeçare, një shok i imi, përdorues i heroinës më nxiti që të përdor heroinën dhe për tri vjet e kam përdorur vazhdimisht drogën heroinë”, tha ai.

Safet Blakaj thotë se përdorues të drogave janë të njohur për mobilitet që nënkupton lëvizje brenda dhe jashtë vendit.

Në bazë të evidencave që ka Qendra Mediko-Psikoterapike “Labyrinth” janë një numër i përdoruesve të drogave që kanë emigruar së fundi në shtetet e perëndimit, por që as atje nuk kanë zënë vend.

“Kur ishte vala e migrimit para dy vjetësh, kur qytetarët iknin nga Kosova për në shtetet e perëndimit, prej regjistrit tonë, kanë qenë 54 përdorues të drogave, disa me familje e disa pa familje që kanë emigruar jashtë vendit”, deklaroi Blakaj.

Kohëve të fundit Policia e Kosovës ka arritur të sekuestrojë sasi të mëdha të lëndëve narkotike. Sipas statistikave të Policisë, deri në fund të nëntorit janë konfiskuar rreth 700 kg marihuanë dhe janë arrestuar rreth 700 persona. /RTK/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori