Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës përmes një komunikate drejtuar mediave ka folur për Inteligjencën Artificiale dhe përdorimin e saj nga mediat.
Në komunikatë thuhet se përderisa teknologjitë AI janë një burim i pasur për shkëmbimin e informacionit, ato sjellin edhe sfida.
KMShK thekson se rreziku i përhapjes së informacionit të rreme, problemet me privatësinë dhe shfaqja e favorizimeve algoritmike janë disa nga sfidat me të cilat mediat ballafaqohen.
“Etika luan një rol kyç në trajtimin e sfidave që dalin nga përdorimi i AI në media. Zhvilluesit dhe përdoruesit e këtyre teknologjive duhet të kenë parasysh pasojat sociale dhe etike të veprimeve të tyre. Një përdorim i përgjegjshëm i AI në media përfshin respektimin e lirive individuale, transparencën dhe luftën kundër diskriminimit”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
Më tej, theksohet se një nga sfidat kryesore është kontrolli i përhapjes së informacioneve të pavërteta dhe të manipuluara. Përdorimi i AI për verifikimin e fakteve dhe identifikimin e lajmeve të rreme është kthyer në një fushë të rëndësishme të hulumtimit dhe zhvillimit.
“Ndërgjegjësimi i përdoruesve është thelbësor për të krijuar një mjedis mediatik më të qëndrueshëm dhe etik. Edukimi rreth funksionimit të algoritmeve, transparencës së përdorimit të tyre dhe impaktit social të teknologjive AI ndihmon në shpërndarjen e një kulture më të kujdesshme dhe etike.
Inteligjenca artificiale po sjell një ndryshim të thellë në mënyrën si krijohet, shpërndahet dhe konsumohet informacioni. Për të siguruar një përdorim të përgjegjshëm dhe etik të këtyre teknologjive, është e rëndësishme që zhvilluesit, përdoruesit dhe shoqëria në përgjithësi të angazhohen në diskutime të hapura rreth sfidave dhe mundësive që ofron ky ndryshim paradigme”, vijon reagimi.
Së fundi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka përfshirë në Kodin e Etikës rregullat, sipas të cilave mediat duhet raportuar kur përdorin inteligjencën artificiale.
Mediat dhe gazetarët duhet të kenë parasysh që përdorimi i teknologjive AI është një mundësi, por që bart përgjegjësi.
-Mediat mund të përdorin inteligjencën artificiale në procesin e krijimit të përmbajtjes mediale, por në mënyrë të përgjegjshme dhe proporcionale. Kur përdorin inteligjencën artificiale, mediat duhet të respektojnë parimet e mbrojtjes së të dhënave personale, sigurisë së informacionit dhe mosdiskriminimit.
– Përmbajtja mediatike e krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale bie në përgjegjësinë editoriale të medias dhe nuk i liron gazetarët dhe redaktorët nga përgjegjësia për të respektuar asnjë rregull të parashikuar nga ky kod.
– Mediat janë të obliguara t’i informojnë lexuesit në mënyrë të përshtatshme për përdorimin e inteligjencës artificiale në krijimin e përmbajtjes mediale, me shënim se në cilin segment dhe çfarë lloji i inteligjencës artificiale është përdorur dhe si funksionon.
– Gjatë përdorimit të inteligjencës artificiale mediat duhet të respektojnë të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale. Nëse lexuesit mund të kenë ndërveprime me inteligjencën artificiale, ata duhet të informohen paraprakisht se këto ndërveprime nuk po bëhen me njerëzit.
– Në lidhje me vendimet e marra nga inteligjenca artificiale, të cilat mund të shqetësojnë lexuesit, atyre duhet t’iu sigurohet komunikimi me një person fizik dhe mundësia për të kundërshtuar vendimin përkatës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

Emrat e PS-së për qarkun e Tiranës, zyrtarizohet lista e kandidatëve për deputet

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët