LAJMI I FUNDIT:

Përdorimi i çdo lubrifikanti nuk rekomandohet, mbani larg pjesëve tuaja intime

Përdorimi i çdo lubrifikanti nuk rekomandohet, mbani larg pjesëve tuaja intime
743692089

Ne zbulojmë ata që janë veçanërisht problematikë

Ekspertët e shëndetit seksual kanë renditur lubrifikantët ‘zëvendësues’ më të popullarizuar që pacientët e tyre kanë pranuar se i përdorin – por edhe pse duhet t’i mbani larg pjesëve tuaja intime.


Pra, ju dhe partneri juaj jeni në humor për aksion në dhomën e gjumit. Hiqni të gjitha rrobat tuaja dhe ngrini temperaturën me lëvizjet tuaja të paralojës, por gjërat janë ende të thata “atje poshtë”.

Nuk ka vend për t’u brengosur – nëse keni mbetur lubrifikant. Atëherë merrni një produkt të rrëshqitshëm dhe mendoni se si do t’ju ndihmojë. Jo kaq shpejt!

Nëse keni në plan të provoni për herë të parë seksin anal, e dini se ju duhet patjetër një lubrifikues. Deri këtu jeni në rregull, por dëgjoni me kujdes para se t’ju pushtojë entuziazmi.

Ekspertët bëjnë të ditur se duhet ta mendosh mirë me çfarë do t’i lubrifikosh pjesët e tua intime, sepse jo çdo substancë është e pranueshme.

Kësisoj, në rastet kur nuk keni një lubrifikues të posaçëm të prodhuar ekzaktësisht për këtë punë, ja cilat produkte duhet të shmangni.

Vaji i kokosit

Ndonëse nuk është substancë e dëmshme, mund të ndikojë në konsumimin e prezervativit dhe në çarjen e tij.

Pështyma

Nuk është mjaftueshëm lubrifikuese, ndaj thjesht do të humbni kohë.

Vazelina

Duket si lubrifikues, por kimikatet që gjenden në të mund të shkaktojnë infeksione.

Vaj bebesh

Mund të rrisë mundësinë e prekjes nga infeksionet vagjinale mykotike.

Kremrat

Substancat në përbërjen e tyre mund të shkaktojnë irritime të shumta.

/Telegrafi/