Përditësohet ranglista e ekipeve më të mira të botës në CS:GO
Është përditësuar ranglista e ekipeve më të mira të botës, pas përfundimit të turneut ESL Pro League Season 9.
Pas përfundimit të turneut ESL Pro League, ekipi i FaZe ka kaluar Na’Vi-n dhe ka dalë në vendin e parë të ranglistës botërore nga HLTV.
Suksesi i FaZe në dy turnet e fundit të organizuar, ku dolën fitues i ndihmoj ata të kalojnë ekipin ukrainas Na’Vi.
Një ngritje të madhe e kanë pasur edhe ekipi ENCE dhe FURIA pasi ishin mjaft të suksesshëm gjatë ESL Pro League, ENCE ishte në finale, ndërsa FURIA u mposht në gjysmëfinale nga FaZe.
Më poshtë jua sjellim dhjetë ekipet më të mira të botes në listën e përditësuar nga HLTV sot (e hënë, 11 prill).
1.FaZe 2.Natus Vincere 3.Players (Gambit) 4.G2 5.Heroic 6.ENCE 7.NiP 8.FURIA 9.Outsiders (Virtus.Pro) 10.Astralis
/Telegrafi/






























