Përditësimi i ri nga EpicGames në Fortnite e ka vendosur përgjithmonë në lojë modalitetin pa ndërtime

Pas suksesit njëjavor të modalitetit të ri pa ndërtime, Fortnite ka vendosur ta bëjë stilin e ri një modalitet zyrtar të lojës.
EpicGames siç duket po i dëgjon lojtarët e lojës Fortnite, pasi që modaliteti pa ndërtime i cili pritej të jetë pjesë e Fortnite vetëm përkohësisht, ishte pëlqyer shumë nga lojtarë dhe streamer të famshëm, të cilët nuk kishin hezituar që kënaqësinë e lojës ta shprehin në rrjetet sociale.
Për këtë ka reaguar në Twitter edhe Ninja, një nga lojtarët më të mirë të kësaj loje duke shkruar: "Fortnite pa ndërtime, gjëja më argëtuese që kam përjetuar në Fortnite në vite".
Sot me datën 29 mars, EpicGames ka lajmëruar se modaliteti Fortnite pa ndërtime do të jetë i përhershëm në lojë, dhe do të quhet ‘Fortnite: Zero Build’, duke i gëzuar të gjithë lojtarët të cilët kishin kërkuar që modaliteti pa ndërtime të jetë në lojë përgjithmonë.




















































