LAJMI I FUNDIT:

Përditësime të mëdha teknologjike te Nissan Sentra e re (Foto)

Përditësime të mëdha teknologjike te Nissan Sentra e re (Foto)

Për një çmim simbolik, në dispozicion është edhe SV Special Edition

Megjithëse gjysmë-sedanët nuk janë aq të kërkuar në treg, Nissan ka bërë ndryshime të shumta në Altima, në mënyrë që t’ia zgjatë jetën edhe për një kohë, transmeton Telegrafi.


Këto ndryshime janë pëlqyer shumë dhe kanë pasur sukses, andaj gjiganti japonez ka vendosur që të njëjtën gjë ta bëjë edhe te gjenerata e re e Sentra.

Makina që lansohet gjatë vitit që vjen, thuhet se ka përditësime të mëdha teknologjike, megjithëse nuk bëhen të ditura detajet. Pritet që ta ketë një tabelë të madhe dhe të shkathtë në informim, si dhe ekrane të shumta të ndjeshme në prekje.

Kamerat në të gjitha anët, ashtu siç i kemi parë edhe te disa modele të reja, nuk duhet të mungojnë as te Sentra, që ta ndihmojnë shoferin në masë të madhe.

Tashmë është bërë i ditur vetëm çmimi bazë, që do të jetë 17,700 dollarë, pa përfshirë pagesën për transport. Në këtë pako hynë rrotat 16-inch, audio-sistem me katër altoparlantë dhe shumë mundësi lidhje me Bloetooth.

Në anën tjetër, Nissan ka bërë të ditur se do ta përfshijë edhe pakon SV Special Edition, për të cilën thuhet se duhet të paguhet vetëm një çmim simbolik. Ditëve në vijim, pritet të mësojmë edhe këto risi, ndërsa prezantohet gjatë vjeshtës. /Telegrafi/