LAJMI I FUNDIT:

Përdhunimi që tronditi Finiqin, nëna e 25-vjeçares kishte helmuar 4 fëmijët e saj

Përdhunimi që tronditi Finiqin, nëna e 25-vjeçares kishte helmuar 4 fëmijët e saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrethin e Sarandës të martën, ku një person është arrestuar pasi dyshohet se ka përdhunuar vajzën e tij.

Në fshatin Durmish të Finiqit, policia ka arrestuar një 57-vjeçar, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 25-vjeçare.

I prangosuri është Ramadan Rroko, i cili prej vitesh jetonte dhe punonte në Sarandë. Rreth një muaj më parë, vajza e tij, e cila pas divorcit të prindërve është rritur në shtëpinë e fëmijës në Durrës, kishte shkuar te i ati për pushime. Në pallatin ku jetonin atë dhe bijë, kanë qenë fqinjët që pas zënkave të dëgjuara kanë lajmëruar policinë. Pas ndalimit, edhe vetë 25-vjeçarja ka pranuar që është abuzuar seksualisht nga ati disa herë.


Banorët e zonës shprehen të tronditur për lajmin.

Një ditë pas ngjarjes të tjera detaje kanë dalë në dritë për historinë e familjes Rroko. Dyshohet se 20 vite më parë bashkëshortja e Ramadan Rrokos, që vuante nga probleme të shëndetit mendor helmoi 4 fëmijët e saj, ku dy prej tyre humbën jetën, ndërsa vajza dhe një djalë mbijetuan.

Vajza u dërgua në Shtëpinë e Fëmijës në Durrës, ndërsa për fatin e të vëllait nuk dihet asgjë.

I ati i tyre Ramazan Rroko fill pas ngjarjes u zhvendos në fshatin Dërmish të Finiqit, ku jetonte i vetëm deri një muaj më parë./Euronews Albania

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori