LAJMI I FUNDIT:

Përçarje në kampin e Trumpit, shkak posti i Sekretarit të Shtetit

Përçarje në kampin e Trumpit, shkak posti i Sekretarit të Shtetit

Një mosmarrëveshje në ekipin e tranzicionit të presidentit të zgjedhur Donald Trump, lidhur me kandidatët e mundshëm për postin e Sekretarit të Shtetit, është bërë publike, duke e lënë të paplotësuar atë deri sa të zgjidhen këto mosmarrëveshje.

Grupet rivale brenda ekipit të Trump janë të ndarë mes atyre që mbështesin kandidatin republikan për president në vitin 2012, Mitt Romney dhe atyre që mbështesin ish-kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut, Rudolph Giuliani.


Të enjten këshilltarja Trump, Kellyanne Conway shprehu në Twitter qëndrimin e atyre që janë kundër kandidaturës së Romney. Ajo tha se kishte marrë një vale ankesash nga njerëz që kishin pikëpyetje lidhur me besnikërinë e zotit Romney, ish-guvernator i Masaçusetsit, që gjatë fushatës presidenciale e kishte quajtur zotin Tump “një hipokrit”.

Ata që janë kundër Giuliani për postin e Sekretarit të Shtetit, paraqesin argumentin se marrëdhëniet e tij të gjera të biznesit me faktorë të huaj, mund të sjellin si rezultat një luftë të ashpër për konfirmimin e tij në Senat.

Ata vënë gjithashtu në dyshim energjinë e 72 vjeçarit për të përballuar detyrimet e pozicionit të kreun të Departamentit të Shtetit për udhëtime ndërkombëtare.

Presidenti i zgjedhur që ka krijuar një reputacion se ndryshon shpesh mendim, i ka vlerësuar lart si Romney, ashtu edhe Giuliani. Sipas njoftimeve, Trump u ka thënë këshilltarëve se Romney “ka pamjen e Sekretarit të Shtetit” dhe se ka folur me superlativa për Giuliani në diskutime të ndryshme të ditëve të fundit, transmeton oranews.

Emra të tjerë të mundshëm për këtë post, janë gjenerali në pension dhe ish-drejtori i CIA-s, David Petraeus dhe Senatori Bob Corker i Tenesisë.

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori