LAJMI I FUNDIT:

Përballje: A do të lëvizim pa viza këtë vit?

Përballje: A do të lëvizim pa viza këtë vit?

Sonte në emisionin “Përballje” do të diskutohet se kur do të udhëtojnë kosovarët pa viza në shtetet e Bashkimit Evropian. A do të jetë muaji korrik përcaktues i datës së liberalizimit? Kush vendosë dhe si për liberalizimin e vizave për Kosovën. A mund ta bllokojnë liberalizimin e vizave shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën?

Sa muaj zgjat proceduara e lëvizjes së lirë pas datës finale të këshillit të ministrave të BE-së? Cila është e ardhmja e shteteve të rajonit sa i përket integrimit në BE.

Për të diskutuar për këto tema Muhamet Hajrullahu ka ftuar:


Mimoza Ahmetaj – ish-ministre e Integrimit Evropian
Naim Rashiti – Grupi për Ballkanin
Jehona Lushaku- Ligjëruese në UP

Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të premte nga ora 21:10 në RTV “Dukagjini” . /Telegrafi/