Elita e futbollit kosovar është futur në javët më të nxehta.

Të premten (sot) dhe të shtunën zhvillohen gjashtë takimet në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.


Edhe këtë javë kompania më atraktive në vend IPKO dhe Supersport do të sjellin të gjitha ndeshjet e Superligës së Kosovës në ekranet e juaja.

Tri ndeshje janë në program të zhvillohen sot nga ora 13:30, ndërsa tri të tjera nesër.

Kampioni në fuqi Drita do ta mirëpres Drenicën ku synon të rikthehet te fitoret, ndërsa kjo ndeshje transmetohet në SSK1.

Liria e Prizrenit nuk po kalon momente të mira këtë edicion dhe ndeshja ndaj Gjilanit mund të jetë kthesa për prizrenasit.

43429869 10157432538283538 5728050977613807616 o

Ferizaj gjithashtu është në kërkim të pikëve, pasi pozita aktuale në tabelë e largon nga elita e futbollit kosovar.

'Ujqit' në javën e 20-të do të jenë mikpritës të gjysmëfinalistit të Kupës së Kosovës, Ballkanit nga Theranda.

Ndërkohë të shtunën do të zhvillohet supersfida e kësaj jave në Podujevë, ku Llapi dhe Prishtina do të jenë përballë njëra tjetrës.

Këtë takim që do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, IPKO e sjell në ekranet e juaja në përmes Super Sport Kosova 2.

Lideri aktual i Superlgiës, Feronikeli do të luaj në udhëtim te KEK-u, ndërsa Flamurtari në kryeqytet pret Trepçën ’89. /Telegrafi/

Orari i javës së 20-të në IPKO Superligën e Kosovës:

E premte
13:30 Drita - Drenica SSK1
13:30 Liria - Gjilani SSK2
13:30 Ferizaj - Ballkani SSK3

E shtunë
13:30 Llapi - Prishtina SSK2
13:30 KEK-u –Feronikeli SSK3
13:30 Flamurtari – Trepca 89 SSK5

telegrafi sport app