E shtuna sjell derbin më të madh të basketbollit kosovar. Në “Karagaç” do të zhvillohet klasikja ndërmjet dy rivalëve, Pejës dhe Sigal Prishtinës.
Verdhezinjtë do të mundohen ta rrisin dominimin ndaj prishtinasve, duke e kërkuar fitoren e tretë në këtë stinor. Kurse, bardhekaltrit do të përpiqen t’u ndalin hovin pejanëve, në kërkim të fitores së parë
E shtuna do ta sjellë klasiken e basketbollit kosovar. Dy skuadrat më të mëdha në vend, Peja dhe Sigal Prishtina, do të takohen sonte në “Karagaç”, në derbin e madh elitar. Verdhezinjtë sivjet janë takuar dy herë me rivalët e përbetuar të tyre, ndaj të cilëve në të dy ato ndeshjen kishin fituar. Peja e kishte nis sezonin e ri me fitore ndaj Sigal Prishtinës në duel për Superkupën e Kosovës, e pastaj bardhekaltrit ishin gjunjëzuar nga rivalët e tyre edhe në kampionat.
Këto dy fitore të Pejës konsideroheshin edhe si befasuese, pasi ato kishin ardhur në një kohë kur ekipi i “Shqiponjave” ende nuk e kishte kaluar një krizë të madhe, e cila e kishe munduar për disa javë të tëra. Verdhezinjtë po luftonin me Federatë e Basketbollit t Kosovës (FBK), prej së cilës kërkonin ta ndryshonte vendimin, i cili ua kishte humbur pejanëve statusin e anëtarit të Superligës dhe Ligës Ballkanike, kurse lojtarët kryesorë të tyre ishin afër largimit. Dhe, me t’iu fal dënimi, Peja mori veten, madje duke e nis një dominim të theksueshëm ndaj Sigal Prishtinës, e cila në dallim prej kundërshtarit, qysh herët kishte nis të bëhej gati edhe për FIBA Europe Cup.
Ndërsa tani ekipi nga “Karagaçi” ndihet edhe më i fortë, gjë që e konfirmojnë edhe rezultatet pozitive nëpër të cilat po kalojnë. Lojtari i njohur Fisnik Rugova, është i bindur se të shtunën mbrëma skuadra e tij do ta vazhdojë dominimin ndaj ish ekipit të tij, duke e regjistruar fitoret e tretë ndaj prishtinasve në këtë stinor. “Në këtë takim hyjmë me vetëbesim të madh. Ne kemi shanse që t’i mposhtim prapë, pasi që luajmë si vendas dhe jemi të përgatitur jashtëzakonisht mirë për këtë takim”, thotë ai. “Besoj se me ndihmën e tifozëve tanë mund të arrijmë fitoren e radhës në kampionat. Prishtina ka një ekip të mirë, por shpresoj që fitorja do të mbetet në Pejë”, deklaroi Rugova.
Në anën tjetër, Sigal Prishtina është eliminuar nga FIBA Europe Cup, kurse tani i është përkushtuar Ligës Ballkanike dhe Superligës së Kosovës. Bardhekaltrit thonë se do ta japin maksimumin në mënyrë që ta ndërpresin serinë e fitoreve të Pejës ndaj tyre.
“Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje pasi e dimë se është një ndeshje e rëndësishme për ekipin tonë. E dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi ata në shtëpi luajnë jashtëzakonisht mirë. Peja ka një ekip të mirë, gjë të cilën e kanë dëshmuar deri më tani”, thotë kapiteni i prishtinasve, Edmond Azemi. “Sigurisht që ne do të kërkojmë tu kthehemi fitoreve pas humbjes nga AEK-u, dhe të rikthehemi fuqishëm në Superligë”, u shpreh Edo.
Peja sivjet po shkëlqen, pasi ka triumfuar në tetë ndeshjet e fituara, duke u pozicionuar në vendin e parë me 16 pikë. Kurse, Sigal Prishtina është e treta me 13 pikë, pasi i ka zhvilluar shtatë ndeshje, duke regjistruar bilanc prej gjashtë fitoreve e një humbjeje, të cilën ia ka shkaktuar pikërisht kundërshtari i sotëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania