Arsenali dhe Bayern Munich do të përballen me fillim nga ora 21:00 në kuadër të raundit të pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Ndeshjet mes ketyre dy skuadrave gjithmonë kanë dhuruar spektakël, andaj asgjë më pak nuk pritet as në ballafaqimin e sotëm.


Të dy ekipet mbërrijnë në këtë ndeshje me një ecuri fantastike të rezultateve, teksa tashmë dihet se që dyja së bashku me Interin janë ekipet e vetme me nga 12 pikë.

Të dy trajnerët, Mikel Arteta dhe Vincent Kompany kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë në dispozicion.

Mungesa të theksuara ka në të dyja kampet, ku tek Arsenali mungojnë Viktor Gyokeres, Gabriel Magalhaes, Kai Havertz etj, ndërsa tek Bayerni mungojnë Jamal Musiala, Luis Diaz dhe Alphonso Davies.

Formacionet zyrtare:

Arsenal: Raya, Saliba, Mosquera, Saka, Eze, Timber, Trossard, Merino, Zubimendi, Rice, Lewis-Skelly.


Bayern Munich: Neuer, Upamecano, Tah, Kimmich, Gnabry, Kane, Olise, Laimer, Karl, Stanisic, Pavlovic.


telegrafi sport app