Për Vitin e Ri prezantohet Renault Megane i Ri – pako sportive me performancë mbresëlënëse

Siç duket, dhuratën më të mirë për Vitin e Ri, babadimri e ka vendosur në hapësirat e showroom-it të liderit të industrisë së automobileve – Auto Mita.
Auto Mita ka prezantuar Renault Meganen e Ri, i cili vjen me drita FULL LED, instrument tabelë digjitale 10 inç, teknologji të avancuar, e rehati të pa zëvendësueshme.
Veç kësaj, Renault Megane i Ri R.S Line, që shquhet për dizajnin elegant, që vjen me pako të re sportive përmban:
- Motorr 1.3tce me 140kf dhe 160kf
- Teknologji të reja të sigurisë aktive
- Sistem multimedia 9.3 inç
- Ndriçim të ambientit të brendshëm me 9 ngjyra të ndryshme
- Drita FULL LED
- Rifreskim i enterierit dhe eksterierit
- Shumëllojshmëri të fellneve nga alumini deri në 18 inç
- Shumë pajisje tjera të sigurisë e rehatisë!
Për ta shikuar më afër apo për ta testuar këtë veturë, vizitoni showroom-in e Auto Mitës i cili është i stërmbushur me dhurata që mund t’ia bëni vetes apo më të dashurve tuaj për një vit të mbarë.















































