Një “mini-tornado” ka goditur një qytet duke shkaktuar kërdi në Widnes, Cheshire - Angli, këtë pasdite.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, banorët kanë postuar pamje nga muret e kopshtit të tyre, koshat dhe zbukurimet që u hodhën në rrugën kryesore nga moti i pazakontë.


xx5

Policia ka marrë raporte për dëme në prona, mure të rënë, xhama të thyer të makinave dhe mbeturina në rrugët e Widnes.

fe2

Dom Smith po ngiste makinën e tij kur “erërat gjarpëruese” goditën në kohën e drekës.

Ai tha se shikonte me mosbesim se si trampolinën e një fëmije e dërgonin mbi çati.

fe3

Por për fat të mirë, "brenda 20-30 sekondave u kthye në normalitet", ka thënë ai.

fe4

Ndërkohë Lynn Fraser ishte brenda kur stuhia përfshiu rrugën e saj.

xx2

"Mendova se ishte një shtëpi që kishte shpërthyer ose një bombë që kishte shpërthyer". /Telegrafi/