LAJMI I FUNDIT:

Për tri ditë, rreth 20 mijë certifikata janë shkarkuar në E-Kosova

Për tri ditë, rreth 20 mijë certifikata janë shkarkuar në E-Kosova

Qeveria e Kosovës ka njoftuar të shtunën se interesimi i qytetarëve për të shfrytëzuar shërbimet elektronike të sapolansuara në platformën E-Kosova, është i lartë.

Në vetëm tre ditë, bëhet e ditur se janë shkarkuar rreth 20 mijë certifikata të gjendjes civile.


Qeveria është zotuar ta vazhdojë digjitalizimin e shërbimevem duke synuar shërbime më efikase, më cilësore e më të qasshme.

“Interesim i lartë i qytetarëve për të përdorur shërbimet elektronike të sapo lansuar në platformën E-Kosova. Në vetëm tre ditë, janë shkarkuar rreth 20 mijë certifikata. Do të vazhdojmë me digjitalizimin e shërbimeve duke synuar shërbime më efikase, më cilësore e më të qasshme”.

“Nga e enjtja e javës së kaluar certifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes, si dhe shërbimin për vazhdimin e regjistrimit të veturës dhe rezervimin e targave mund ta bëni në https://ekosova.rks-gov.net/Service/12”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/