LAJMI I FUNDIT:

Për tetë muaj u eksportuan 2.4 milionë litra verë

Për tetë muaj u eksportuan 2.4 milionë litra verë

Me rritjen e prodhimtarisë së verës, po vjen duke u shtuar edhe eksporti i verës kosovare drejt tregjeve të huaja.

Të dhënat e Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë në MBPZRH, tregojnë se që nga janari i këtij viti e deri në gjysmën e dytë të muajit gusht, janë eksportuar rreth 2.4 milionë litra verë në tregjet e Bashkimit Evropian e më gjerë.


E zyrtarë të këtij departamenti tregojnë se sivjet ka pasur edhe kërkesa më të mëdha për ngritjen e vreshtave me varietete të rrushit për tryezë, pasi fermerët vreshtarë kanë parë kërkesën në rritje për tregtimin e varieteteve me rrush tryeze.

Bekim Hoxha, drejtor i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, në MBPZHR, ka thënë se nga viti në vit po vjen duke u shtuar prodhimtaria e verës, dhe kjo po ndikon edhe në rritjen e eksportit drejt tregjeve të huaja.

“Sipas të dhënave që kemi,që nga janari e deri më 15 gusht të këtij viti, kompanitë prodhuese të verës nga Republika e Kosovës kanë eksportuar 2, 379,947.81 litra verë. Eksporti u realizua në 10 shtete prej tyre 7 në vendet e BE–së. Ndërsa, trendet e eksportit kanë vazhduar pothuajse me ritëm të njëjtë edhe pas muajit gusht dhe parashikimet janë se do të kemi një eksport prej 4,2 milion litra verë këtë vit. Mirëpo kjo do të vërtetohet në fund të vitit 2014 atëherë edhe kur do të bëhet kompletimi i të dhënave nga Doganat e Kosovës”, ka thënë drejtori Hoxha.

Ai tregon se në bazë të analizave, trendët e eksportit të verës kosovare vazhdimisht ngritën nga muaji qershor -shtator, atëherë kur kompanitë prodhuese edhe përgatiten për vjeljet e reja.

Po ashtu për këtë vit, ai thekson se ka qenë kërkesa e lartë për ngritjen e vreshtave me varietete të rrushit për tryezë, pasi fermerët vreshtarë kanë parë kërkesën në rritje për tregtimin e varieteteve me rrush tryeze.

“Analizat tona tregojnë për nevojën e ngritjes edhe për 2700 ha me vreshta për periudhën 2015 -2020, sidomos pas masave mbështetëse të MBPZHR-së, është rritur interesimi edhe në 7 zonat tjera vreshtare, gjithashtu vërehet një tendencë në ngritje me plantacione të vreshtave edhe në Kosovën qendrore dhe Anamoravë”, ka treguar Hoxha.

Ndryshe, në bazë të të dhënave që kanë ky departament, del se në gjashtë vitet e fundit, Kosova ka arritur të eksportojë mbi 34milionë litra verë në 24 shtete të ndryshme të rajonit dhe Evropës.

Ndërsa, në bazë të këtyre të dhënave, del se prodhimi i verërave ka shënuar rritje viteve të fundit, ku vetëm gjatë vitit të kaluar, verëtarët kosovarë kanë arritur të prodhojnë mbi 7, 682,425.00 milion litra verë.

Habib Dina, kryetar i Shoqatës së vreshtarëve “Zeri i Bujkut”, thotë se sivjet në masë të madhe janë dëmtuar vreshtat në Rahovec sipas tij, nga 2700 hektarë me rrush shumë pak prej tyre ka mbetur për eksport.

“Këtë vit kemi pas dëme të mëdha të rrushit, prej 2700 hektarëve sa ka të mbjellur, 700 hektarë janë me rrush tryeze të tjerët janë rrush për përpunim. Por ketë vite kemi eksportuar vetëm 7 tonë rrush nëpërmjet kompanisë Kelmendi”, tha ai.

Ai tregon se paratë e premtuara nga Qeveria e Kosovës janë duke i pritur pasi që deri më tani u është ndarë vetëm gjysma e tyre.

“Deri më tash kemi marrë 50 për qind të parave të premtuara nga qeveria, jemi duke pritur që gjatë këtij muaji ta marrim edhe pjesën tjetër”, thekson kryetari i Shoqatës “Zëri i Bujkut”, Habib Dina.

Ndërkaq, sipas Rregullores Nr. 1202/2013 të Parlamentit Evropian në lidhje me kuotat doganore për verë, Republikës së Kosovës i është ndarë fondi prej 20,000 hl ose 2 milionë litra për eksport si kuotë kombëtare. Po ashtu pjesë e kuotës nga kjo rregullore është edhe kuota globale ku përfshihen: Shqipëria, IRJ e Maqedonisë, Bosnja e Hercegovina , Mali i zi dhe Serbia me fond prej 30,000 hl ose 3 milion litra në të cilën kuotë edhe Kosova ka pjesën e saj preferenciale. /FermaIme/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Holiday In Resort 2", Shëngjin - Investimi më i zgjuar që do të bëni

Edil Project
Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Ekonomi
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Qeveria miraton ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët Publikë

Qeveria miraton ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët Publikë

Ekonomi
Qershia mbi tortë - Agusholli merr certifikatën e Sistemit të Sigurisë Ushqimore

Qershia mbi tortë - Agusholli merr certifikatën e Sistemit të Sigurisë Ushqimore

Family Agusholli Sweets
Kalo në kategori