Sot, për herë të parë në Kosovë, në Klinikën e Onkologjisë në kuadër të Shërbimit të Radioterapisë, ka filluar aplikimi i metodës më të avancuar të trajtimit – Radioterapia Stereotaktike.
Kjo metodë shumë e sofistikuar përdoret për trajtimin e tumoreve dhe metastazave në tru me dimensione prej 1 deri në 3 cm, duke rritur në mënyrë të ndjeshme efektivitetin e trajtimit.
Karakteristika e kësaj metode është që ajo rrezaton me precizion të lartë vetëm zonën ku ndodhet tumori, duke ruajtur të paprekura indet dhe strukturat përreth. Deri më tani, pacientët që kanë pasur nevojë për këtë lloj trajtimi janë dërguar jashtë vendit, duke shkaktuar implikime të konsiderueshme buxhetore për shtetin. Ky zhvillim i ri do të ulë ndjeshëm këto kosto dhe do të mundësojë trajtim cilësor brenda vendit.
Trajtimi u realizua nga një ekip i përbërë nga mjekë specialistë radio-onkologë, ekspertë të fizikës mjekësore dhe teknikë të radioterapisë: Dr. Behar Raci (shef i Radioterapisë), Dr. Arta Kameri-Jusufi, Prof. Ass. Sehad Kadiri, PhD Cand. Burim Uka (shef i Shërbimit të Fizikës Mjekësore), Rexhep Dushi dhe Merita Uka.
Falënderojmë menaxhmentin e klinikës, drejtorin qendror dhe operatorin ekonomik që ka mundësuar trajnimin e stafit, duke kontribuar në këtë arritje të rëndësishme për shëndetësinë në vend.
Ky hap shënon një arritje të madhe për shëndetësinë në Kosovë dhe një avancim të rëndësishëm në trajtimin e tumoreve, duke ofruar shpresë dhe përkujdesje më të mirë për pacientët dhe duke kursyer burimet financiare të vendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë