LAJMI I FUNDIT:

Për të krijuar një sistem unik të amortizimit, Fordi teston veturën nëpër shtigjet me gropa (Foto)

Për të krijuar një sistem unik të amortizimit, Fordi teston veturën nëpër shtigjet me gropa (Foto)

Pavarësisht se i kanë veturat luksoze dhe të shpejta, pronarët e kanë problem t’i vozisin si duhet për shkak të gropave të shumta në rrugë.

Meqenëse kjo ndodhë edhe në vendet më të zhvilluara, Ford është duke i testuar makinat e reja nëpër shtigje me gropa dhe boshllëqe tjera, që ta krijojë një sistem për përshtatje në këto raste, transmeton Telegrafi.


Në këtë formë do të krijohet konstrukti dhe sistemi i amortizimit, që rrotat të adoptohen në atë mënyrë që shoferi dhe udhëtarët të mos kenë lëkundje.

Kjo do t’i ndihmojë shumë edhe veturës në përgjithësi, sepse motori dhe pjesët tjera do të jenë më të mbrojtura pasi lëkundjet do të evitohen.

Pas testimit të simuluar në gropa dhe hapësira tjera të thepisura, pritet që Ford të krijojë një sistem që ndihmon në rrugë të papërshtatshme. /Telegrafi/