LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të reshjeve të shiut, shembje në disa vende në drejtimin rrugor Dellçevë – Koçan

Për shkak të reshjeve të shiut, shembje në disa vende në drejtimin rrugor Dellçevë – Koçan

Reshjet e shiut i kthyen shembjet në rajonin e drejtimit rrugor Dellçevë – Koçan. Vozitësit informojnë se shembjet, edhe pse janë të përmasave të vogla, megjithatë janë të mjaftueshme për të shkaktuar dëme në automjete të cilat qarkullojnë në lokacionin e përmendur.

“U bëjmë thirrje të gjithë atyre që udhëtojnë përmes këtij drejtimi rrugor të kenë kujdes, sepse shembjet janë në disa vende, duke filluar nga Koçani drejt Makedonska Kamenicës pas Istibanjës, si dhe nga Makedonska Kamenica drejt Dellçevës në atarin e fshatrave Iliovë dhe Dramçe. Edhe pse bëhet fjalë për shembje të imëta megjithatë gjatë vozitjes së shpejtë të njejtat mund të shkaktojnë probleme në komunikacion”, thonë vozitësit.


Shtojnë se komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, ndërsa problem plotësues i vozitësve përveç shiut, dëm u bën edhe mjegulla, që sipas tyre është edhe një shkak që vozitësit në komunikacion të jenë të kujdesshëm.

Nga “Rrugët e Maqedonisë” theksuan se ekipet e tyre rregullisht e kontrollojnë terrenin edhe atje ku ka dukuri të shembjeve reagohet në pajtim me mundësitë për punë në orët e mbrëmjes.

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori