LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të punës humb kujdestarinë e vajzës, derisa mjekja amerikane lufton me coronavirusin – ish-bashkëshorti shfrytëzoi rastin për t’ia marrë të bijën

Për shkak të punës humb kujdestarinë e vajzës, derisa mjekja amerikane lufton me coronavirusin – ish-bashkëshorti shfrytëzoi rastin për t’ia marrë të bijën

Mjekja Theresa Green nga Florida, çdo ditë lufton në vijën e parë të frontit kundër pandemisë së coronavirusit, por kjo i ka kushtuar me humbje të kujdestarisë së vajzës 4-vjeçare.

Green edhe pse kishte rezultuar negative në testin e COVID-19, thotë se pas këtij vendimi të gjykatës është duke menduar të bëjë një zgjedhje mes punës dhe të bijës, transmeton Telegrafi.


Ish-bashkëshorti i saj kishte shfrytëzuar pandeminë duke kërkuar kujdestarinë e plotë të vajzës, me arsyetimin se rrezikohet nga coronavirusi për shkak të punës që e kryen e ëma e saj.

Gjykatësi Bernard Shapiro ka marrë vendim që vajza të qëndrojë me babanë e saj deri në përfundimin e pandemisë së COVID-19, pasi ky vendim është në interes të vajzës e në veçanti për shëndetin e saj.

“Gjykata më ka futur në stres më të thellë sesa coronavirusi me të cilin ballafaqohem çdo ditë”, ka deklaruar mjekja Green e cila beson se ky vendim i gjykatës e ka diskriminuar atë.

Në anën tjetër Asociacioni i mjekëve amerikanë ka bërë të ditur se çdo prind që punon në spital në kohën e COVID-19, mund të kujdeset për fëmijët e tij nëse ndërmerr masat e duhura mbrojtëse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Botë
Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s

Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s

Botë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Kalo në kategori