Posta e Kosovës nuk po arrin të sigurojë të hyra më të mëdha sesa shpenzimet, madje në këto dy kategori po u bëhet një përafrim i madh.
Në një raport financiar të kësaj ndërmarrjeje, të cilin e ka siguruar Zëri, bëhet e ditur se realizimi i të hyrave nga janari deri në dhjetor të vitit të kaluar kap shumën e 11 milionë e 850 mijë e 979 eurove.
Ndërsa ndryshe nga realizimi i të hyrave shpenzimet për periudhën e njëjtë kanë arritur në 10 milionë e 571 mijë e 777 euro. Ky realizim i të hyrave në periudhën e njëjtë janar-dhjetor të vitit 2016 figuron të ketë qenë 12 milionë e 213 mijë e 65 euro.
Por ankesat e renditura në këtë raport për mosrealizim të planit të të hyrave prej 100 për qind thuhet se janë për shkak të rënies së vazhdueshme të produkteve të Telekomit, të cilat kanë ndikuar në mosrealizimin e planit të të hyrave për vitin e kaluar.
“Gjatë vitit 2017 Posta ka pasur një rezultat në të hyrat që janë realizuar në shumën prej 11.850.979.00 eurosh, ndërsa gjithsej të hyra të planifikuara në periudhën janar – dhjetor 2017 ishin 12.064.843.00 euro. Nga kjo shihet se kemi realizim të planit të të hyrave prej 98 për qind. Mosrealizimin prej 2 për qind e ka shkaktuar rënia e vazhdueshme e produkteve të Telekomit, që ka ndikuar drejtpërsëdrejti në mosrealizimin e planit të të hyrave për vitin 2017”, theksohet në mes të tjerash në raport.
Ndërsa, vetëm shpenzimet e realizuara nga personeli gjatë periudhës së njëjtë kapin vlerën e 9 milionë e 52 mijë e 322 eurove.
“Shpenzimet e personelit janar-dhjetor 2017 sipas ERP-së janë 9,052,322 euro e që duke i krahasuar me ato të planifikuara janë për -3 për qind më të ulëta, ndërsa krahasuar me vitin e kaluar janë përafërsisht të njëjta”. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker