Përgjigje një ftese miqësore (në lidhje me përdorimin e gegnishtes në fjalor)
Shumë i nderuar z. Filip Guraziu,
Ndjesë për përgjigjen pak të vonuar, por siguroj që nuk e kisha harruar aspak. Unë sikurse edhe ju ndihem i frustruar nga trajtimi arbitrar i leksikut, morfologjisë, sintaksës, gramatikës nga fjalorët dhe nga gramatika e sotme e shqipes, kur bëhet fjalë për njëanshmëritë dialektale të politikave gjuhësore që vazhdojnë prej disa dekadash. Sigurisht jam kundër të përjashtohet pasuria e gegnishtes dhe, në librat e mi mbi komunikimin e kam shprehur këtë qëndrim. Po kështu mbështes përpjekjen tuaj për të ndikuar Akademinë e Shkencave ndonëse ju e dini që duke qenë anëtar i saj unë nuk pajtohem asnjë dekikë as me organizimin dhe as me orientimin e saj të sotëm strategjik.
Thënë këto, mendoj se kauza që mbroni nuk lidhet vetëm dhe thjesht me paskajoren, por shumë më gjerë se aq. Unë sugjeroj modestisht që ju ta zgjeroni spektrin e ambicieve tuaja aq të vlerësuara nga unë. Juve ju takon të mbroni të drejtat e njohura botërisht për gjuhët regjionale, ju takon e drejta për të pasur e ruajtur kulturën dialektale, traditat kulturore dhe historike, ku kanë dhënë kontribut gegë të mëdhenj, shqiptarë të mëdhenj: Ndre Mjeda, Ernest Koliqi, Migjeni, gjithashtu pse jo Gjergj Fishta, më parë i madhi Marin Barleti, metafizicienë të shquar si Frano Bardhi, etër të mëdhenj françeskanë etj. të Kishës Katolike, ku veçoj shkrimet dhe meshat e shumë të lartit imzot Mëshkallës, e kështu me radhë pa fund personalitete të mëdha.
Ne si shqiptarë duhet të kemi të drejtën minimale t’i lexojmë në origjinal në gjuhën e tyre. S’ka kongres e akademi që ta ndalojnë dot këtë.
Është e drejtë që nxënësit dhe studentët e mi gegë të kenë të drejtën të mos jenë viktima të skizofrenisë linguistike që gjuhë tjetër të flasin në shtëpi dhe tjetër gjuhë dialektale t’u imponohet në shoqëri.
Patjetër na duhet një gjuhë zyrtare e përbashkët. Mirëpo, e përbashkëta nuk është shkatërrim i të veçantave, por sikurse ka argumentuar Jurgen Habermas e të tjerë sot, uniteti linguistik dhe shkencor është tërësia integrale e diversitetit. Nuk është fjala thjesht te paskajorja, por te e drejta e pamohueshme për zhvillim shpirtëror që konceptet linguistike staliniste që vazhdojnë të dominojnë politikat gjuhësore na kanë copëtuar dhe tharë kulturën tonë kombëtare.
Kombi për mua nuk i ngjason shqiponjës me dy flatra, një gege dhe një toske, por është një. Ne duhet ta tejkalojmë këtë ndarje në mendje në mënyrë që uniteti ynë kombëtar të jetë i njëjti zog shqiponje atje ku gegnishtja dhe toskërishtja bashkohen, konvergjojnë, dhe pas kësaj zone çeliku, mishi e gjaku, lulëzojnë diversitetet që janë pasuri dhe jo pendë harabelash që stalinistët i kanë prerë me gërshërë censure, pa turp dhe pa kërkuar falje.
Gjuhët krahinore duhet të mësohen në shkolla sepse edhe programet e shkollave, edhe abetarja, edhe fizkultura në shkollë sot kuptohen si unitet përjashtues ku zgjedhja burokratike than dhe shkelmon diferencat krahinore aq të lavdërueshme në kulturën tonë të përbashkët shqiptare.
Ne jemi shqiptarë, por pas kësaj kemi fe të ndryshme sepse feja e shqiptarit nuk është shqiptaria, por besimet fetare. Tjetër ndërgjegjja kombëtare dhe tjetër besimet fetare që Pashko Vasa i ngatërroi padashje në ndonjë varg për shkak të rimës, dhe që u keqpërdorën dhe vazhdojnë të keqpërdoren nga lloj-lloj patriotësh që në fakt janë maskarenj!
Paskajorja nuk duhet të ngatërrohet me ngarkesa politike. Duhet bërë thirrje gjuhëtarëve që ajo që quhet paskajore sot në shqipen e quajtur zyrtare, burokratike, ka kuptime të tjera dhe nuk është paskajore. E përcaktuara në kuptim nuk mund të jetë e paskajshme. Megjithatë kjo ha debat jo vetëm linguistik, por edhe në fushën e logjikës ku unë punoj, por ndodhem i përjashtuar dhe i persekutuar intelektualisht nga politika që as më kuptojnë dhe as i kuptoj dhe i refuzoj kategorikisht.
Gjithsesi kauza juaj duhet të adresohet shkencërisht, mbështetur nga gjuhëtarë, logjicienë, sociologë, juristë, pa politizime, pa dasi, dhe kështu të bëjmë të mundur që të kemi një harmoni kulturore Jug-Veri, për t’i ikur kurthit kulturor të sotëm ku toskërishtja hiqet si sunduese, në fakt ka çelësat e kashtës, dhe gegnishtja ndihet e masakruar nga tjetër politikë, dhe aspak nga toskërishtja si e tillë.
Mbi këto parime, dhe vetëm mbi, to unë mbështes çdo kauzë, i bashkohem çdo peticioni, çdo lëvizjeje që duke forcuar Shqipërinë, hap vend për lulëzimin e gegnishtes dhe toskërishtes. Çdo fjalor gjuhe, enciklopedi, apo histori, që nuk sheh nga rrënjët dhe nuk spastron skoriet ideologjike staliniste kurrë nuk do të ketë mbështetjen time, as edhe dasitë krahinore, fetare, kulturore, por vetëm diversiteti në unitet. Këtë koncept të fundit fatkeqësisht po na pengohet ta zhvillojmë dhe shpalosim.
Me respekt për kauzën që përfaqësoni dhe sidomos për ju vetë,
Artan Fuga
Anëtar i Akademisë të Shkencave të Shqipërisë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini se për çfarë shërben butoni mbi shpatull tek palltot
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
“Në fillim ka qenë shumë e vështirë” - Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët