Volkswagen Golf ka numër shumë të madh të fansave në mbarë botën, kurse për disa GTI është “gjithçka”.

Në mesin e versioneve GTI, Volkswagen Golf II ka vend të veçantë, transmeton Telegrafi.


2 10

Në SHBA, një Golf i gjeneratës së dytë ka dalë në shitje në ankand dhe ka arritur një çmim marramendës prej 87 mijë dollarëve apo 80 mijë eurove, transmeton Telegrafi.

3 7

Dikush kishte ndarë këtë shumë të majme të parave për VW Golf II GTI, kurse këto para do të mund të përdoreshin për blerjen e një Golfi të ri R dhe atë ndoshta dy njësive.

4 5

E për një çmim të tillë kaq të lartë, fajtorë janë dy blerës që janë “rrahur” për ta ngritur çmimin në “qiell”.

5 4

Ankandin që e organizoi Bring-A-Trailer nxiti interesim të jashtëzakonshëm. Në të morën pjesë mbi 1 mijë persona, kurse shpallja mori mbi 620 komente.

6 4

Sa i përket detajeve për këtë ankand, bëhet fjalë për VW Golf II 16 V i prodhuar në vitin 1992, që ka vetëm 85 mijë kilometra të kaluara.

7 4

Vetura është në gjendje shumë të mirë teknike, librin e servisimit dhe pothuajse të gjitha pjesët përcjellëse që shërbejnë për raste emergjente. /Telegrafi/