LAJMI I FUNDIT:

Për nëntë muaj deputetëve të Maqedonisë u janë paguar gati 200 mijë euro për shpenzime mujore

Për nëntë muaj deputetëve të Maqedonisë u janë paguar gati 200 mijë euro për shpenzime mujore

Për nëntë muaj që kur u zyrtarizuan si deputetë, shteti ka shpenzuar 193 mijë euro për shpenzime rrugore.

Sipas portalit “SDK”, që i ka marrë të dhënat nga kontabiliteti në Kuvend, vetëm për muajt shkurt, mars dhe prill, kur në fakt Kuvendi ka qenë më pak aktiv, për shpenzimet rrugore të deputetëve janë shpenzuar 73 mijë euro.

Më së shumti ka shpenzuar Dajanço Eftimov nga OBRM-PDUKM i cili nga muaji gusht deri në prill të këtij viti ka marrë 7.620 euro, pas tij vjen bashkëpartiaku i tij, Petar Risteski me 7.278 euro, ndërsa deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi ka marrë 7.174 euro.


Jordanka Pockova dhe Angelinka Petkova nga OBRM-PDUKM kanë marrë nga 6.131 euro për shpnezim rrugore, me pas bashkëpartiaket e LSDM-së Sonja Mihaeilovska dhe Dragica Gavoçanova me nga 5.200 euro. Mes 4.200 dhe 4.800 eurove kanë marrë edhe Mile Lefkov dhe Zoranço Jovançev si dhe Panço Minov.

Interesante është fakti që shumat më të mëdha për njeri janë paguar gjatë muajit prill, kur një pjesë e madhe e deputetëve nënshkruheshin dhe nuk hynin në Kuvend për të votuar.

Problemi me shpenzimet rrugore është me vite, ndërsa u aktualizua pasi që PTHP ngriti aktakuzë kundër ish-deputetes Sillvana Boneva me dyshim se ka keqpërdorur mbi 100 mijë euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori