LAJMI I FUNDIT:

“Për hyrje në BE nga viti 2020, qytetarët me regjim pa viza do të paguajnë nga 10 euro”

“Për hyrje në BE nga viti 2020, qytetarët me regjim pa viza do të paguajnë nga 10 euro”

Komiteti për Liri Civile i Parlamentit Evropian sot e miratoi propozimin e Komisionit Evropian për shtetasit e vendeve të treta të liruar nga vizat për hyrje në zonën e Shengenit, midis të cilëve edhe qytetarët e Maqedonisë, nga viti 2020 do të duhet të aplikojnë për leje për udhëtim para se të mbërrijnë në Bashkimin Evropian.

Siç njofton korrespondenti i AIM nga Brukseli, sistemi i ri evropian për udhëtim dhe autorizim (ETIAS) do të mundësojë kontrolle avancuese të udhëtarëve pa viza dhe atyre për të cilët konsiderohet se paraqesin rrezik lidhur me sigurinë, emigrimin e parregullt ose rrezikun e lartë nga epidemia, me ç’rast atyre do t’u refuzohet hyrja.

Sipas projekt-rregullave të aprovuara sot nga ana e europarlamentarëve në kuadër të Komitetit për Liri Civile, shtetasit të cilët nuk janë anëtarë të BE-së, ndërsa të cilët nuk kanë nevojë për vizë në zonën e Shengenit, midis të cilëve edhe shtetasit e Maqedonisë, do të duhet të plotësojnë formë elektronike me të dhënat e tyre personale, duke përfshirë emrin, datën dhe vendin e lindjes, gjininë dhe shtetësinë, pastaj informata për dokumentin e udhëtimit – validitet dhe vendi i dhënies, adresa e banimit dhe informata për kontakt dhe vendi evropian në hyrjen e parë dedikuese.


Parashtruesi, gjithashtu, do të duhet t’i informojë autoritetet për të gjithë akuzat për vepra serioze penale (siç janë terrorizmi, eksploatimi seksual i fëmijëve, tregtia me njerëz ose droga, vrasja dhe abuzimi), për qëndrim në zona të caktuara konfliktuoze dhe për të gjithë vendimet paraprake administrative para se ta braktisë vendin, ndërsa gjatë dhjetë viteve të fundit.

Ky konfirmim do të vlejë për periudhë prej tre vitesh ose derisa nuk skadon dokumenti i udhëtimit i parashtruesit. Lidhur me atë se si ky aplikacion do të funksionojë, ai me automatizëm do të verifikohet lidhur me të gjithë bazat relevante të të dhënave, duke e përfshirë Sistemin informatik të Shengenit dhe Interpolin, ndërsa me qëllim që të konfirmohet, mes të tjerash, se nëse dokumenti i udhëtimit është humbur ose vjedhur dhe nëse personi që është parashtrues kërkohet për arrestim.

Gjithashtu, nga aplikuesi mund të kërkohet që të sigurojë informata plotësuese, ndërsa në raste të jashtëzakonshme edhe të ftohet në intervistë në ndonjërën nga ambasadat e vendeve-anëtare të BE-së në vendin e tij.

Përndryshe, ky sistem për dhënie të vërtetimeve për udhëtim për shtetasit e Maqedonisë dhe shtetasit e 59 vendeve të tjera me të cilët BE-ja ka regjim pa viza, i cili tërësisht do të vihet në funksion në vitin 2020.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori