LAJMI I FUNDIT:

Për grevën në arsim, Nagavci: Pozicioni i drejtuesve të SBASHK-ut, nuk fillon mësimi para se të plotësohet kërkesa për 100 euro ose për shumën që merremi vesh

Për grevën në arsim, Nagavci: Pozicioni i drejtuesve të SBASHK-ut, nuk fillon mësimi para se të plotësohet kërkesa për 100 euro ose për shumën që merremi vesh

Megjithëse të premten kishte shpresë se mund të arrihet një marrëveshje për ndaljen e grevës dhe fillimin e vitit të ri shkollor, kjo sot nuk u arrit.

Derisa SBASHK-u tha se greva në arsim vazhdon pasi qeveria nuk është e gatshme të plotësojë kërkesën e tyre, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci theksoi sot se ka vetëm një palë barrikaduese, duke iu referuar SBASHK-ut.


Nagavci në një postim në Facebook shkruan se pozicioni i drejtuesve të SBASHK-ut ishte se nuk fillon mësimi para se të plotësohet kërkesa për 100 euro ose për shumën që merreni vesh.

Lexoni të plotë postimin e ministres:

Ka vetëm një palë të barrikaduar.

Pozicioni ynë legjitim është: Të fillojë mësimi. Shumica e kërkesave të mësimdhënësve janë plotësuar, vazhdojmë dialogun e mirëfilltë social.

Pozicioni i drejtuesve të SBASHK: Nuk fillon mësimi para se të plotësoni kërkesën tonë për 100 euro ose për shumën që merremi vesh.

Sikur çdoherë deri më tani, edhe sot dhe çdo çast jam e gatshme për bashkëpunim. E hapur për rekomandime e kritika konstruktive. E vullnetshme për të punuar në avancimin të pozitës së mësimdhënësve ashtu si dhe në vlerësim e ridizajnim të politikave që shpijnë në përmirësim të rezultateve.

Arsimi në radhë të parë është çështje e përmbajtjes dhe cilësisë.

Çdo orë më shumë e humbur është me pasoja për fëmijët që shkojnë në çerdhet e shkollat publike, për të gjithë ne.

Andaj, të dashur mësues, mos refuzoni të bëni punën më fisnike, atë të mësimdhënies.

Çdo ditë jashtë klasave, ju bën me vetëdije ose jo, pjesë të agjendave të grupeve të interesit që asnjë interes të përbashkët me ju a me arsimin si fushë nuk e kanë. Përkundrazi, kanë kontribuar në gjendjen që e kemi të gjithë.

Mësimi është mbi të gjitha.

Greva ka kuptim kur nuk dëmton nxënësit dhe procesin mësimor. Në situatën aktuale më shumë është shantazh, e përballë shantazhit nuk ka rrugë tjetër veçse të qëndrojmë për vlerat antishantazh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Politikë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Politikë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

Lajme
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

Politikë
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Kronika e Zezë
Kalo në kategori