LAJMI I FUNDIT:

Për dy javë pranoi mbi 300 ankesa ndaj operatorëve kabllorë, MINT: I kemi adresuar në kohë rekord

Për dy javë pranoi mbi 300 ankesa ndaj operatorëve kabllorë, MINT: I kemi adresuar në kohë rekord

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka njoftuar se për vetëm dy javët e para të këtij viti, ka pranuar 462 ankesa nga qytetarët, të cilët kanë raportuar parregullsitë që i kanë hasur në treg.

Siç bëhet e ditur në njoftim, prej tyre 347 ankesa janë ndaj disa operatorëve kabllorë, shërbimet e të cilave janë të rregulluara me kontratë mes palëve në Republikën e Kosovës.

“Angazhimi dhe përkushtimi maksimal i MINT për të qenë në krah me konsumatorit, ka bërë që këto ankesa të adresohen në kohë rekord tek institucionet relevante për trajtim të mëtejmë, derisa vet MINT do të sigurohet që secila ankesë të marrë përgjigjen zyrtare, në mënyrë që ky rast të marr epilogun e vet dhe qytetarëve, respektivisht konsumatorëve, t’u mbrohet e drejta e tyre e garantuar me ligj”, thuhet në komunikatën për media.


Tutje, MINT-i ka dkelaruar se rritja e vazhdueshme e numrit të ankesave nga qytetarët në Departamentin e Mbrojtjes së Konsumatorit, e cila funksionon në kuadër të kësaj ministrie, dëshmon njëherazi rritjen e besueshmërisë në institucione nga qytetarët.

“Për këtë qëllim, MINT në vitin 2023 hartoi Ligjin e ri për Mbrojtjen e Konsumatorit, i cili u miratua nga Qeveria dhe i cili fuqizon edhe më tej mbështetjen institucionale për të drejtën e konsumatorit në treg”.

Sipas njoftimit, vetëm gjatë vitit 2023, Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit pranoi mbi 3 mijë ankesa, ku numri më i madh i tyre ishte në kategorinë e tregtisë, ku përfshihen: mospërputhja e çmimit, moskthimi i mallit, riimbursimi i mjeteve, mashtrimi i konsumatorit, etj.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, gjegjësisht Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, mbeten maksimalisht të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e konsumatorit, për çka ftojnë qytetarët që ankesat t’i paraqesin duke telefonuar në numrin pa pagesë 0800 11000 apo përmes email adresës: konsumatori@rks-gov.net”, vijon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Super Viva sjell

Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Përmbyllet projekti për promovimin e trashëgimisë kulturore mes Kosovës dhe Malit të Zi

Përmbyllet projekti për promovimin e trashëgimisë kulturore mes Kosovës dhe Malit të Zi

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori