Gjatë ditës së mërkurë, korporata më e madhe e derivateve në Kosovë, HIB Petrol, i ka bërë donacion shkollës fillore “Zenel Salihu” në Fushë Kosovë.
Laboratorin e lëndës së kimisë dhe fizikës në shkollë, HIB Petrol e ka furnizuar me mjete të nevojshme të cilat ua mundësojnë nxënësve të shkollës të marrin njohuri praktike nga lënda mësimore.
Këto pajisje nxënësve të kësaj shkolle do tu shërbejnë për eksperimentet dhe demonstrimin e praktikës në lëndën e Kimisë dhe Fizikës.
Vjosa Bucaliu nga korporata “HIB”, tha se “HIB” përkrahë edukimin e të rinjve për të gjitha komunitetet në tërësi.
“Ne si kompani përkrahim përzemërsisht edukimin e të rinjve dhe të gjitha komuniteteve si tërësi, andaj të gjitha këto lloje të aktiviteteve, do ti përcjellim për së afërmi edhe në vazhdim me përkrahje simbolike. Si anëtare e familjes së madhe “HIB Petrol” e shfrytëzoj rastin që të gjithë mësimdhënësve të ju uroj festën e 7 marsit”, tha Bucaliu.
Drejtori i shkollës “Zenel Sadiku”, Ejup Breznica tha se nxënësit janë të interesuar për të bërë punën praktike, përpos asaj teorike.
“Falënderoj “HIB Petrol” për këto pajisje të cilat na kanë munguar shumë, dhe me këto pajisje ne shpresojmë që do të kemi suksese edhe më të mëdha, sepse nxënësit janë shumë të interesuar për laborator”, tha Breznica.
Menaxheri gjeneral i pikave të shitjes të kompanisë “HIB Petrol”, Fisnik Thaqi, tha se kjo kompani për çdo vit ndanë një pjesë të mjeteve për donacione.
“Korporata ‘HIB’ Petrol në plan buxhetin e çdo viti një pjesë të mjeteve e ndanë për donacione dhe meqë në këtë rast e kishim kërkesën nga shkolla ‘Zenel Salihu’ për tu pajisur me aparatura për laboratorët në Kimi dhe Fizikë ne iu përgjigjëm pozitivisht duke i sjellë ato aparate sot, ne sadopak po mundohemi që të ndikojmë që cilësia e arsimit te nxënësit e kësaj shkolle të jetë sa më e lartë dhe në njëfarë mënyre pjesën teorike të cilët këta nxënës mësojnë ta kenë mundësin ta zbatojnë edhe në praktikë”, tha Thaçi.
Ata të cilët do t’i gëzojnë këto mjete shkollore, u ndanë shumë të lumtur.
Nxënësi Etrit Hasani, tha se kjo është një mundësi e mirë që të mësojnë edhe anën praktike në lëndën e Kimisë.
“Në laborator kemi përfituar dyoksidin e karbonit me qato mjete që i kemi pas dhe në herën tjetër i kemi demonstruar si formohen molekulat me topa me ngjyra të ndryshme për kufizimin e mjeteve që s’kemi pas atëherë kemi mujtë me i bo vetëm këto eksperimente”, tha Hasani.
Përfaqësuesit e kompanisë “HIB Petrol” bënë të ditur se donacione të tilla në shkollat e vendit do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Artikull i Sponsoruar
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë