Pas dy organizimeve super të suksesshme të FIBA 3x3 Official Tournaments, tash është 3x3 Prishtina që planifikon të bëj organizimin e radhës për nder të ftesës së flamurit "28 Nëntor" me emërtimin "3x3 Prishtina Kuq e Zi".

Organizimi do të zgjsë një ditë dhe gjysmë diten e 28 nëntorit ku do të mbledhen tetë skuadra nga të gjitha trojet shqiptare: Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut e Luginë etj.


Ky event do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00 dhe zgjat deri në ora 18:00.

1

3x3 PRishtina në bashkëpunim me Sportin shkollor dhe Universitar pritet të mbledhin 1000 student të moshës 15 deri 25 vjeçare.

Natyrisht se 3x3 Prishtina e ka pjesën e vet argëtuese që sjell më shumë se basketboll me DJ, lojëra shpërblyese dhe surpriza nga sponsorët. /Telegrafi/

telegrafi sport app