LAJMI I FUNDIT:

Për arsye sigurie, presidenti i ri malazez nuk do të inaugurohet në Cetinje

Për arsye sigurie, presidenti i ri malazez nuk do të inaugurohet në Cetinje

Inaugurimi i presidentit të ri malazez, Jakov Milatoviq, më 20 maj do të mbahet në Podgoricë, me shumë gjasa në parlamentin e Malit të Zi.

Tradita e betimit të kreut të shtetit në kryeqytet, duke marrë kështu detyrën, do të ndryshojë këtë vit për shkak të vlerësimit të policisë se Milatoviqit mund t’i kërcënohet jeta në Cetinje.

Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi: Vendi ynë nuk do ta tërheqë njohjen e Kosovës
Lexo po ashtu Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi: Vendi ynë nuk do ta tërheqë njohjen e Kosovës

Mes dy raundeve të zgjedhjeve presidenciale, ai mori mbrojtje të përkohshme policore, të cilën e kërkuan lëvizja “Evropa Tani”, për shkak se ishte kërcënuar fizikisht, raporton vijesti.me.


Ai vendim është marrë nga qeveria dhe ka qenë i përkohshëm, me qëllim që Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) dhe Drejtoria e Policisë të përcaktojnë nëse dhe nga ku ishte në rrezik Milatoviq.

Inaugurimi, gjegjësisht shpallja ceremoniale e presidentit në seancën e Kuvendit është mbajtur zakonisht në Shtëpinë e Qeverisë në Cetinje.

Në Prestonicë është edhe rezidenca e presidentit të shtetit. Aty fillon çdo seancë e rregullt pranverore dhe verore e parlamentit, pra mbahet seanca e parë.

Presidenti i ri malazez: Do të forcojmë lidhjet me Serbinë
Lexo po ashtu Presidenti i ri malazez: Do të forcojmë lidhjet me Serbinë

Drejtoria e Policisë tha se është duke u zhvilluar procesi i vlerësimit të sigurisë së inaugurimit në Cetinje, si dhe përgatitja për vetë ngjarjen.

Ndryshe, Milatoviq u sulmua nga një grup i qytetarëve më 10 mars në Cetinje, para fillimit të konventës së partisë së tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Evropa
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Kalo në kategori