LAJMI I FUNDIT:

Për 6 muaj në Kirurgjinë Torakale janë kryer 180 operacione të ndryshme

Për 6 muaj në Kirurgjinë Torakale janë kryer 180 operacione të ndryshme

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se janë kryer 180 operacione për 6 muaj.

Drejtori përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, bashkë me Agreta Gashi,  Kryesuese e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, kanë mbajtur takim pune  me Kolegjiumin e Klinikës së Kirurgjisë Torakale, ku janë informuar lidhur me punën që po bëhet në këtë klinikë, sukseset, sfidat dhe kërkesat që kanë profesionistët shëndetësorë të kësaj klinike.

Nazmi Kolgeci, u.d. drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, i njoftoi ata lidhur me punën që është bërë në këtë klinikë, ku vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, përkundër situatës me Pandeminë e Covid-19, janë kryer 180 operacione të ndryshme.


Ai tha se krejt kjo punë është kryer nga 13 kirurgë torakal dhe 3 specializantë, e poashtu nga 20 infermier/e, por edhe nga stafi tjetër i anesteziolgoëve, me të cilët kanë bashkëpunim të mirë.

Sipas tij, është e nevojshme të zgjerohen hapësirat për këtë klinikë, në mënyrë që të ketë edhe zgjerim të numrit të shërbimeve që ofrohen në klinikë.

Valbon Krasniqi, drejtor i përgjithshëm i ShSKUK-së, theksoi se qëllimi i  viztës është të bashkëbisedojë lidhur me ecurinë e punës  dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore.

Ndër tjerash, drejtori Krasniqi përmendi rëndësinë që ka edukimi i vazhdueshëm i profesional  i stafit shëndetësorë, në koordinim dhe bashkëpunim  institucional me qendrat e tjera.

Agreta Gashi, kryesuese e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, ofroi mbështjen dhe përkrahjen e  Bordit Drejtues për avancimin e shërbimeve shëndetësore në këtë klinikë, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kalo në kategori