Disa klube nga Arabia Saudite po e shohin Carlo Ancelottin si trajnerin e tyre të ardhshëm.

Megjithatë, italiani pritet ose të qëndrojë te Real Madrid dhe në të ardhmen të kalojë si përzgjedhës i Kombëtares së Brazilit.


Në konferencën e fundit për shtyp të Real Madridit, nuk kanë munguar pyetjet në lidhje me kalimin e tij në Arabinë Saudite, ku italiani iu është përgjigjur me humor.

ancelotti 2

"A do të shkoja në Arabinë Saudite për 500 milionë euro? Nuk do të më duhej as të rezervoja fluturimin. Do të shkoja atje në këmbë”, tha fillimisht italiani.

Pastaj ai e konfirmoi se po bënte shaka, pasi bazuar në karrierën që ka pasur si futbollist, pastaj edhe si trajner, kontrata e tij kanë qenë të majme.

“Jo, po bëj shaka. Unë nuk dua para, kjo nuk është interesante më për mua", deklaroi Ancelotti.

https://twitter.com/FT_Italiano/status/1733169938167161098

Real Madridi thuhet se po konsideron t'i ofrojnë 64-vjeçarit një kontratë të re, pasi kontrata e tij aktuale me klubin skadon në fund të sezonit.

Ancelotti e ka udhëhequr Real Madridin në 17 fitore në 20 ndeshje deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/

telegrafi sport app