LAJMI I FUNDIT:

Për 24 orë, 95 aktakuza kundër 109 personave

Për 24 orë, 95 aktakuza kundër 109 personave

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 95 aktakuza kundër 109 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë katër persona, si dhe janë bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj tre personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.


Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka bërë dy kërkesa për sekuestrim të përkohshëm.

Nga kërkesa e parë është sekuestruar një automjetit i markës “AUDI”, ndërkaq nga kërkesa e dytë janë sekuestruar pesë kafshë (lopë) nën dyshimin se të njëjtat janë sjell përmes veprës penale “Kontrabandimi i mallrave”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një person i dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar, si dhe ka ngritur ka ngritur 33 aktakuza kundër 39 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë aktakuza kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Sulmi”.

Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të pandehuri për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy kërkesa për sekuestrimin e një automjetit të markës “AUDI” dhe pesë kafshëve (lopë) nën dyshimin se të njëjtat janë sjell përmes veprës penale “Kontrabandimi i mallrave”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar dhe ka ngritur 39 aktakuza, kundër 40 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhunë në familje” nga neni 248 të KPRK-së, si dhe janë ngritur tre aktakuzë kundër gjashtë persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë brenda 24 orëve , ka ngritur pesë aktakuza kundër gjashtë  personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur nëntë aktakuza kundër 11 personave për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori