LAJMI I FUNDIT:

Për 24 orë, 56 aktakuza kundër 73 personave

Për 24 orë, 56 aktakuza kundër 73 personave

Prokurori i Shtetit njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 56 aktakuza, kundër 73 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 15 persona të dyshuar.

Gjithashtu, nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë është paraqitur një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm, të 1101 fidanëve, për shkak të dyshimit të veprës penale ”Kontrabandimi i mallrave”.


Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar tre 3 persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 23 aktakuza, kundër 31 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve një person të dyshuar. Gjithashtu, nga kjo Prokurori është ka ngritur një aktakuzë, kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dy aktakuza, kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur 15 aktakuza, kundër 18 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur katër aktakuza, kundër tetë personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm dhe ka ngritur dy aktakuza, kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre persona të dyshuar dhe ka ngritur nëntë aktakuza, kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori