LAJMI I FUNDIT:

PEPR: 2 gushti të jetë Dita e holokausit të romëve

PEPR: 2 gushti të jetë Dita e holokausit të romëve

Partia për Emancipimin e Plotë të Romëve kujton se nesër më 2 gusht, është dita për ta kujtuar gjenocidin nazist të romëve në Sobibor, Belzec dhe Hodonin, transmeton Telegrafi Maqedoni

“Atje qëndron hiri i shumë prej vëllezërve tanë. Është vlerësuar se Gjermania naziste në periudhën prej vitit 1939 deri 1944 që vrau një gjysmë milion të romëve në Evropë. Kjo është një ditë që secili rom duhet të dijë dhe të mos i harrojë viktimat, 71 vjet nga gjenocidi i romëve. Ne si parti kërkojmë nga Komisioni për kulturë në Kuvend që kjo ditë të shënohet si Dita e Holokaustit të Përkujtimit të romëve, por për fat të keq ende nuk është pranuar. Poashtu shfrytëzoj rastin të uroj festën e Ilindenit, të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, pavarësisht nga përkatësia fetare, kjo është një festë e Maqedonisë kurse Maqedoni jemi të gjithë”, thuhet në reagimin e PEPR. /Telegrafi/