LAJMI I FUNDIT:

Pentagoni: Vaksinimi i detyrueshëm i ushtarëve amerikanë deri më 15 shtator

Pentagoni: Vaksinimi i detyrueshëm i ushtarëve amerikanë deri më 15 shtator

Pentagoni do të kërkojë nga anëtarët e ushtrisë amerikane që të vaksinohen kundër coronavirusit deri më 15 shtator, raporton Associated Press.

Ky afat mund të shkojë përpara nëse, ndërkohë, vaksina merr miratimin përfundimtar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ose shkalla e infeksionit vazhdon të rritet.


“Unë do të kërkoj miratimin e presidentit që vaksinat të bëhen të detyrueshme jo më vonë se në mes të shtatorit ose menjëherë pas marrjes së lejes përfundimtare nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave, cilado që të vijë e para,” tha ministri i Mbrojtjes Lloyd Austin në një letër drejtuar ushtarëve, duke paralajmëruar ata të përgatiten.

“Unë nuk do të hezitoj të veproj më herët ose t’i rekomandoj diçka ndryshe presidentit nëse e konsideroj të nevojshme,” tha ai.

Letra, në të cilën AP kishte qasje, pritet të lëshohet të hënën. Mesazhi erdhi pak më shumë se një javë pasi presidenti Joe Biden u tha zyrtarëve ushtarakë të hartonin një plan që do të detyronte ushtarët të vaksinoheshin si pjesë e një fushate më të gjerë për të rritur normat e vaksinimit në institucionet federale.

Veprime të ngjashme janë ndërmarrë nga qeveritë dhe kompanitë e tjera në të gjithë botën ndërsa vendet luftojnë me variantin delta pasi numri i të infektuarve, të shtruarve dhe të vdekurve u rrit në SHBA në nivelet që nuk ishin parë që nga kulmi i infeksionit dimrin e kaluar.

FDA pritet të japë miratimin përfundimtar për vaksinën Pfizer në fillim të muajit të ardhshëm, dhe tani për tani vaksina ka një miratim të përkohshëm për përdorim.

Pa miratimin zyrtar të FDA, ministri i Mbrojtjes duhet të marrë një përjashtim të veçantë nga presidenti Biden, në mënyrë që ai të mund të prezantojë vaksinimin e detyrueshëm në ushtri. /KP/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Rusia lëshoi ​​një urdhër-arrest për Zelenskyn

Rusia lëshoi ​​një urdhër-arrest për Zelenskyn

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori