LAJMI I FUNDIT:

Pensionistët protestojnë para Kryeministrisë në Tiranë: Çmimet kanë shkuar në stratosferë

Pensionistët protestojnë para Kryeministrisë në Tiranë: Çmimet kanë shkuar në stratosferë

Një grupim pensionistësh kanë nisur një protestë ditën e sotme para godinës së Kryeministrisë në Tiranë.

Një prej tyre u shpreh për mikrofonin e News24 i indinjuar për rritjen e çmimeve, ndërsa shtoi se “pensionistët nuk janë derra” që të mashtrohen me një shportë.

Sa i përket bonusit të premtuar nga qeveria për pensionistët, ai e cilësoi këtë si “një mashtrim të madh, turp dhe djallëzi”.


“Mua më ka dalë pensioni 171 mijë lekë të vjetra. Edhe 500 mijë lekë i kam të pamjaftueshme me këto çmime, kanë shkuar në stratosferë. Kryeministri llogarit shportën. Vetë fjala shportë është fyese si nocion. Ne nuk jemi derra, pse duhet të na bëjnë me shportë. Përderisa i thua rinisë të derdhë kontribute për pensionet, është të tallesh. Bën autogol me këtë.
Bonusi është një mashtrim i madh. Është një turp dhe djallëzi. Si u formulua? Bonusi përbëhet nga bonusi i përcaktuar në buxhetin e kaluar dhe 24 milionë euro nga indeksimi. Indeksimin që nuk na e dha në tetor e bashkoi me bonusin në ligj dhe mashtron. Gënjen ata delet e partisë, mua më duhet sa fus në xhep”, u shpreh një prej pensionistëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori