LAJMI I FUNDIT:

Pensionistët italianë i sjellin Shqipërisë 3 milionë euro në muaj

Pensionistët italianë i sjellin Shqipërisë 3 milionë euro në muaj

Rreth 3 mijë pensionistë tashmë janë vendosur në Shqipëri, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Të dhënat zyrtare nga institucionet italo-shqiptare tregojnë një rritje të numrit të pensionistëve italianë në Shqipëri.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, zgjedhja e Shqipërisë nga kjo grupmoshë vjen për disa arsye, dhe më kryesorja përfitimi ekonomik që vetë këta shtetas kanë.

Klodian Muço, ekspert ekonomie: Aktualisht në Shqipëri jetojnë rreth 20 mijë italianë, nga të cilët rreth 3 mijë janë pensionistë italianë që kanë vendosur të transferohen përfundimisht në Shqipëri. Heqin dorë nga përfitimi i pensionit në Itali, duke paguar sigurimet shëndetësore në Itali dhe shërbimin shëndetësor falas në Itali. Që nënkupton, ky pensionist që e ka pensionin bruto 1500 në Itali dhe vendos të transferohet në Shqipëri duke hequr dorë nga sigurimi shëndetësor italian, ai merr pensionin 100% bruto, pra në Shqipëri përfiton pension 1500 Euro nga 1150 Euro që do përfitonte në Itali.


Në rastin e Shqipërisë, vendi ynë përfiton 3 mln Euro në muaj që qarkullohet në treg, si dhe në rritjen e punësimit.

“Mimimalisht këta perfitojnë 1 mijë Euro në muaj. Janë 3 mln Euro që vijnë çdo muaj në Shqipëri që shpenzohen nga këto persona. Një pjesë e mirë e tyre i shtohet konsumit në Shqipëri. Një pjesë tjetër e tyre vendosin që të punësojnë asistentë pastrues duke ndikuar pozitivisht dhe në rritjen e punësimit në Shqipëri, edhe në pjesën e qirave sepse një pjesë e tyre marrin shtëpi me qira.”

Sipas ekspertëve, ky fenomen nuk është vetëm italo-shqiptar, pasi edhe vendet e tjera e kanë aplikuar.

“Ky nuk është fenomen vetëm shqiptar, pasi pensionistët gjerman, apo francez vendosnin të kalonin jetën në Spanjë dhe Portugali, tani edhe drejt Rumanisë, Bullgarisë dhe Shqiprisë.”

Zgjedhja e Shqipërisë nga pensionistët italianë vjen edhe si rezultat i klimës . Jo vetëm kjo shtresë, por edhe mjaft turistë të tjerë po zgjedhin Shqipërinë edhe për turizëm dentar./ Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori