LAJMI I FUNDIT:

Pensionistët e Prilepit në protesta, kërkojnë rritjen e pensioneve

Pensionistët e Prilepit në protesta, kërkojnë rritjen e pensioneve

Pensionistët e Prilepit sot dolën në protesta dhe e bllokuan rrugën në dalje të Prilepit, para autostradës Prilep – Manastir.

Në protestë ata përsëritën se nuk heqin dorë nga kërkesa për rritje lineare të pensioneve prej 3.500 denarë dhe përmes Gjykatës Kushtetuese do të kërkojnë ndryshim të metodologjisë për llogaritjen e pagave.

“Nuk largohemi nga kërkesa jonë për rritje lineare e jo përqindje të pensioneve, përkatësisht për 3.500 denarë. Do të jemi unikë, të bashkuar dhe nuk do të dorëzohemi. Ndryshe, nuk pajtohemi me propozimet e ministres të Punës dhe Politikës Sociale. Ne vazhdimisht kemi kërkuar që në atë komision të ketë përfaqësues nga bordet shoqatave të pensionistëve për t’i shqyrtuar kërkesat tona, por kjo nuk po ndodh”, tha Verçe Jançeska nga Bordi iniciativ i pensionistëve të Prilepit.


Pensionistët janë të indinjuar që të gjithë po mbyllin veshin ndaj kërkesave të tyre.

Ata në protestë ftuan edhe deputetët e Prilepit, ku iu përgjigj deputeti Petar Risteski nga OBRM-PDUKM, i cili deklaroi se Qeveria dhe institucionet duhet të gjejnë zgjidhje adekuate për problemet dhe të përfshihet edhe opozita./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori