LAJMI I FUNDIT:

Penélope Cruz po i dikton trendët e modës: Ky print do të jetë numër një gjatë sezonit të pranverës!

Penélope Cruz po i dikton trendët e modës: Ky print do të jetë numër një gjatë sezonit të pranverës!

Gardërobën me dezenin sikur ky do ta shohim në çdo vend

Kur Penelope Cruz ka ecur në tepihun e kuq në ndarjen e “Goya Awards”, të gjitha shikimet kanë qenë të kthyera në drejtim të saj, transmeton Telegrafi.

Aktorja ka demonstruar se si duket doza e vërtetë e glamurit dhe eleganca.

Fustani i gjatë i zbukuruar me print lulesh i ka dhënë dozë femërore gjithë kombinimit të modës dhe e ka bërë të shkëlqejë në këtë ceremoni.

Në periudhën e ardhshme, printin e luleve do ta shohim në çdo vend.

Me këtë dezen do të zbukurohen fustanet, por edhe xhinset, këmishët, madje edhe këpucët.

Lulet gjithmonë bëhen aktuale me rrezet e para të diellit, mirëpo këtë sezon do të jenë diç më të popullarizuara ndër disenjatorët e modës. /Telegrafi/