Kur vitin e kaluar Komuna e Gjilanit, bëri shpalljen publike për ekspozitat vjetore që do të mbahen gjatë vitit 2025 në Galerin e Arteve Gjilan, në mesin e shumë aplikuesve përzgjodhi piktorin shqiptaro-kanadez që jeton dhe vepron në Kanada, Zeqirja Rexhepin, që të shpërfaqi ekspozitë retrospektive.

Artisti, thotë se ekspozita në fjalë do të shpërfaq imazhe nga rrugëtimi që përjetoi, si dhe bashkatdhetarët e tij, të cilat vepra zhvillojnë dhe eksplorojnë vuajtjet, dhimbjet, po edhe shpresat për një të ardhme të ndritur.


"Retrospektiva do të hapet më 15 korrik 2025 tek Galeria e Arteve Gjilan. Me këtë rast dëshiroj që të falënderoj stafin e Komunës së Gjilanit për mirëpritjen e ekspozitës personale të krijimtarisë time artistike në vendlindje", tha Zeqirja Rexhepi.