LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Ngelet shqetësues fakti se në Maqedoni ka shumë retorikë nacionaliste

Pendarovski: Ngelet shqetësues fakti se në Maqedoni ka shumë retorikë nacionaliste

Në një intervistë të publikuar edhe në faqen e tij zyrtare, presidenti i vendit, Stevo Pendarovski jep një pasqyrë të disa temave, ndër të tjera, përleshjet dhe tensionet ndëretnike, retorikën e intensifikuar nacionaliste, ndarjet sociale, hapjen e kanaleve dhe iniciativat e dështuara për pajtim kombëtar dhe afrimin.

Në intervistën për “Focus”, Pendarovski shpreh shqetësimin për retorikën e intensifikuar nacionaliste.


“Përplasjet dhe tensionet ndëretnike lindin kur aktorët politikë e intensifikojnë retorikën nacionaliste dhe kjo është gjëja që më shqetëson më shumë. Jo se Maqedonia do të shpërbëhet nëse mbetemi jashtë BE-së, as nuk do të ketë destabilizime serioze për këtë fakt, por nuk është mirë të ketë faktorë politikë që manipulojnë ndjenjat kombëtare të qytetarëve”, deklaroi Pendarovski.

Ai thekson se retorika nxitëse ndaj të tjerëve mund të shkaktojë incidente.

“Mbaj mend fillimin e viteve të 90-ta, kur as OBRM-PDUKM-ja e atëhershme nuk përdorte një retorikë të tillë nxitëse ndaj të tjerëve. Kemi një retorikë të paprecedentë ndaj shqiptarëve, pastaj kemi retorikë antiperëndimore, antiamerikane, antigreke, antibullgare në një nivel të paprecedentë dhe kam frikë se disa breza të rinj të udhëhequr nga retorika e politikanëve mund të duan të provokojnë incidente”, u shpreh presidenti Pendarovski.

Pendarovski paralajmëron se tentativat për të fituar pikë politike me retorikë nxitëse janë të rrezikshme.

“Në vitin 2001, kur kishim luftë, s’kishte asnjëherë një retorikë të tillë. Mund të përpiqesh të fitosh pikë me një retorikë të tillë, por është e rrezikshme. Për herë të parë në 30 vjet që jemi shtet i pavarur, kemi një deputet aktual që flet për pushkatime dhe prerje koke. Nuk mund të jetë një deklaratë legjitime politike. Po njerëzit që dolën për të protestuar në rrugë mendojnë se kjo është vërtet një zgjidhje për disa probleme?”, u shpreh Pendarovski.

Pendarovski thekson se ndarjet ndërmaqedonase janë të paprecedentë dhe janë destabilizuesi më i madh potencial i vendit.

“Unë mendoj se në vitin e fundit, marrëdhëniet ndëretnike nuk janë destabilizuesi më i madh potencial i shtetit, por marrëdhëniet brendamaqedonase janë. Nuk mendoj se marrëdhëniet ndëretnike janë aq të këqija sa të fillojë diçka si në 2001, sepse edhe ata që shkojnë me retorikë nacionaliste nxitëse e dinë që sot apo nesër do të kenë nevojë për një partner koalicioni shqiptar. Mirëpo, ndarjet ndërmaqedonase janë të paprecedentë, përdoren sasi të mëdha të mjeteve shprehëse në baza ditore, duke filluar e duke përfunduar me frikacakë, varre, tradhtarë…”, deklaroi presidenti i vendit Stevo Pendarovski.

Pendarovski tha se ka tentuar shpesh herë të bashkoj edhe rivalët më të mëdhenjë ndëretnik, por ka qenë mision i pasukseshëm.

“Që në ditën e parë të mandatit tim jam përpjekur të bëj njëfarë përafrimi dhe të sjell në tavolinë njerëzit e dy kampeve politike, ndonjëherë edhe të tre kampeve, duke përfaqësuar këtu edhe komponentin etnik. Dhe në vitin 2019 u përpoqa të sillja disa grupe tifozësh në tavolinë, por dështova. Ata vendosën kushte politike. Dhe unë kam pasur tentativë për të bërë një tribunë mes ish anëtarëve të UÇK-së dhe “Luanëve”, të cilët ishin me pushkë në dorë kundër njëri-tjetrit në vitin 2001. Isha afër ta bëja këtë, por edhe kjo dështoi sepse struktura të caktuara politike ndërhynë në të dyja. E kuptoj si një disfatë personale, njerëzore, edhe pse në ato nisma kam hyrë me qëllimet më të sinqerta”, përfundoi Pendarovski.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori