LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski në takime me presidentët e Lituanisë dhe Moldavisë, diskuton për bashkëpunimin dhe eurointegrimet

Pendarovski në takime me presidentët e Lituanisë dhe Moldavisë, diskuton për bashkëpunimin dhe eurointegrimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Mynih, në kuadër të Konferencës së 56-të të Sigurisë në Mynih, realizoi takime dypalëshe me presidentin e Republikës së Lituanisë, Gitanas Nauseda, me presidentin e Republikës së Moldavisë, Igor Dodon dhe me kryeministrin e Kanadasë, Justine Trudeu.

Siç bëri të ditur Kabineti i presidentit, në takimin e Pendarovskit me presidentin e Republikës së Lituanisë, Gitanis Mauseda është konstatuar se marrëdhëniet midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Lituanisë tradicionalisht janë të mira dhe miqësore, me dialog të vazhdueshëm politik.

Pendarovski, siç theksohet, ka shprehur falënderim për mbështetjen e deritanishme nga Lituania lidhur me integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shfaqi shpresë se kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Pendarovski ka nënvizuar se për ne është kryesore sa më shpejt shtetet anëtare të BE-së të harmonizohen për metodologjinë e re për negociim dhe shteti ynë të marrë datë për fillimin e negociatave gjatë kryesimit kroat me Bashkimin Evropian. Në takim, siç theksohet,është shfaqur gatishmëri për zhvillim të bashkëpunimit ekonomik, si dhe për avancimin e kornizës kontraktuale midis të dyja vendeve.

Në takim është biseduar edhe për edhe për ngjarjet aktuale në të dyja shtetet, me ç’rast janë theksuar prioritetet e të dyja vendeve për intensifikim të lidhjeve ekonomike përmes lidhjeve të marrëveshjeve ndërqeveritare dhe komisioneve për bashkëpunim ekonomik. Presidenti Pendarovski e ka theksuar edhe interesin e Maqedonisë së Veriut për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në suaza të nismave rajonale.

Në takimin e Pendarovskit me kryeministrin e Kanadasë Trudo është shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi i mirë tradicional midis të dyja vendeve, të bazuar në vlera dhe partneritet të përbashkët.

Në takim, siç theksohet, duke shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme kanadeze për integrimet euroatlantike, presidenti Pendarovski e ka theksuar interesin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për përforcim të bashkëpunimit politik dhe ekonomik në fushat me interes të përbashkët.

Pendarovski ka theksuar se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të kontribuojë për siguri, stabilitet dhe prosperitet të të gjithë rajonit dhe shfaqi falënderim për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim nga ana e Parlamentit kanadez.

Në takim është shprehur kënaqësi për bashkëpunimin dhe dialogun e suksesshëm midis të dyja parlamenteve, që rezultoi me themelimin e grupit parlamentar për miqësi.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori