LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski-Koja: Vlerësohet puna e OSBE-së në Maqedoninë e Veriut

Pendarovski-Koja: Vlerësohet puna e OSBE-së në Maqedoninë e Veriut

Presidenti Stevo Pendarovski sot realizoi takim me shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Clemens Koja.

Në takim, siç thonë nga kabineti i presidentit, i shkëmbyen mendime për gjendjen në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe rolin e OSBE-së dhe mbështetjen që i jep shtetit. Presidenti Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut e vlerëson shumë mbështetjen që organizata e jep për reformat në fusha të ndryshme, në kontest të integrimeve evropiane të vendit.


“Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut tërësish është e përqendruar në agjendën e reformave dhe pret bashkëpunim të mëtejshëm me OSBE-në në realizimin e aktiviteteve në më shumë fusha në interes të përparimit të vendit”, thuhet në deklaratën e kabinetit të Pendarovskit.

Pendarovski gjatë takimit theksoi edhe përfitimet e misionit të OSBE-ODHIR gjatë proceseve zgjedhore në të kaluarën, duke përfshirë edhe zgjedhjet e fundit presidenciale.

Ambasadori Koja e përgëzoi Pendarovskin për marrjen e detyrës së re dhe theksuan gatishmërinë e mëtejshme të OSBE-së për bashkëpunim me institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori