LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski-Carreiras: Falënderojmë Portugalinë për mbështetjen që i jep Maqedonisë për integrim në BE

Pendarovski-Carreiras: Falënderojmë Portugalinë për mbështetjen që i jep Maqedonisë për integrim në BE
Stevo Pendarovski María Helena Carreiras

Presidenti Stevo Pendarovski sot priti ministren e Mbrojtjes së Republikës Portugeze, Maria Helena Carreiras, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në vend.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për bashkëpunimin në mes dy shteteve në fushën e mbrojtjes, për procesin e reformave në vend me synim përmirësimin e infrastrukturës ushtarake dhe modernizimin e forcave të armatosura, si dhe aktivitetet e përbashkëta në kuadër të NATO-s, me qëllim për forcimin e Aleancës dhe përmbushjen e synimeve të përbashkëta në siguri dhe mbrojtje.

Presidenti Pendarovski tha se mirëpret Marrëveshjen e nënshkruar për bashkëpunim për mbrojtje mes dy shteteve, dhe shprehu pritje se do të kontribuojë në intensifikimin e bashkëpunimit maqedono-portugez në mbrojtje, bashkëpunim në fushën e politikës së sigurisë, operacioneve paqësore, trajnimeve dhe arsimit të përbashkët.


Në takim u këmbyen informacione për gënjen në Ukrainë, gjatë së cilës presidenti Pendarovski rikonfirmoi mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe ndihmën ushtarake, politike dhe humanitare që vendi i ofron Ukrainës.

Në kontekst të çështjes aktuale lidhur për integrime evropiane, presidenti Pendarovski falënderoi përpjekjet e kryesisë portugeze të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe për mbështetjen e përgjithshme nga Portugalia në lidhje me integrimet evropiane të Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori